E Diel, 1 Nëntor 2026

Durrës,lihet në fuqi dënimi për Nehat Kullën

Gjykata e Apelit Durrës, rikonfirmon dënimin me 20 vjet burg për Nehat Kullën. Me këtë vendim, Apeli i Durrësit ka lënë në fuqi, vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të Kavajës e cila e ka shpallur Nehat Kullën, fajtor për veprën penale të vrasjes së Halim Gjuzit. Nehat Kulla, ose "Gjenerali" siç njihet ndryshe është shpallur fajtor për vrasjen e vrasjen e ish-shoferit te zv. ministrit të Arsimit, Halit Shamata. Ngjarja në fjalë ka ndodhur 10 vjet më parë në autostradën Durrës-Kavajë. Vrasja e shoferit të ish-ministrit të Arsimit, ishte e pazbardhur deri para tre vitesh, kur prokuroria vendosi që të hapë sërish këtë çështje dhe arriti ta zbardhë atë plotësisht. Hetimi u hap pasi akuza arriti të siguronte dëshmitarë të cilët vërtetuan se Nehat Kulla qëlloi Halim Gjuzin.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›