E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mblidhet komisioni Ad Hoc për zgjedhjet

Aplikimi dhe shpërndarja e kartave të idenitetit do të jetë në fokusin e punimeve të komisionit Ad Hoc për zgjedhjet, i cili zhvilloi mbledhjen e tij të parë ditën e martë. Nënkryetari i këtij komisioni socialisti Kastriot Islami kërkoi nga ministria e brendshme të raportojë në komision për të gjithë ecurinë e deritanishme të paisjes së shtetasve me karta ideniteti. Kryetari i këtij komisioni, demokrati Ilir Rusmali tha se ky komision e bazon punën e tij në kontrollin e veprimtarisë së KQZ-së, ministrisë së brendshme por edhe nga verifikimet në terren. Komisioni parlamentar Ad Hoc për zgjedhjet zgjodhi sekretar komisioni republikanin Arjan Madhi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›