Majko letër Ramës për rihapjen e hetimeve për 9 janarin

Deputeti i Partisë Socialiste Pandeli Majko në një letër dërguar Prokurores së Përgjithshme Ina Rama ka kërkuar rihapjen e hetimeve për tragjedinë e 9 janarit 2004. Në letrën e tij Majko shprehet se është në mbështetje të familjarëve të viktimave që të verifikohet çdo lloj aludimi i bërë si më parë ashtu edhe sot për periudhën që unë kam drejtuar Ministrinë e Mbrojtjes për këtë çështje.