Vlorë, defekt në kompiuterat e portit, ndërpritet udhëtimi i emigrantëve

>Një defekt në sistemin kompiuterik të përpunimit të dokumentave në portin e Vlorës ka bllokuar punën në këtë port gjithë ditës së djeshme dhe ka bërë që mijëra emigrantë që po kthehen për në Itali të presin me orë të tëra në sheshin e trageteve. Ndërkaq, vargu i makinave ka arritur deri në 2 km i gjatë. Gjithçka është konstatuar në orët e para të mëngjesit, kur kontrollorët e policisë kanë shkuar në sportelet dhe kanë hapur kompiuterat për të filluar punën.
Por ata kanë vënë re se asnjë e dhënë nuk jepej në kompiuter dhe menjëherë janë lajmëruar eprorët përkatës që janë vënë menjëherë në lëvizje për të gjetur difektin dhe për ta eleminuar atë. Mirëpo sipas këtyre drejtuesve, për këtë defekt është kërkuar edhe ndihma nga Tirana dhe prej andej është nisur një ekip teknikësh. Ndërkaq, prishja e sistemit kompiuterik ka sjellë shumë probleme në këtë port. Rreth 2 500 emigrantë dhe rreth 400 makina janë vënë në radhë për të pritur hyrjen në port dhe në tragetet që prisnin të niseshin për në Itali. Vargu i makinave që prisnin kishte arritur deri në qendrën tregtare Riviera . Në këtë radhë, shumë emigrantë prisnin me familjet dhe fëmijët e tyre, në një mot të ftohtë dhe temperatura të ulëta. Por më të shqetësuar ishin ata emigrantë që kishin llogaritur të ishin në punë ditën e hënë dhe moslargimi i tyre ditën e djeshme u prish shumë punë, sepse sipas tyre, do të kenë probleme me pronarët e tyre në Itali.
Kaosi në port
Ndonëse është bërë përpjekje e madhe për rregullimin e defektit, deri në orët e vona të mbasdites nuk është arritur të bëhet asgjë, ndërsa radhët e gjata kanë vazhduar. Pothuajse askush nuk ishte larguar në pritje të rregullimit të difektit. Nuk kemi si kthehemi prapa, sepse na duhet të ikim patjetër sa më shpejt. Ndaj do të presim në radhë derisa të rregullohet defekti:, janë shprehur emigrantët. Ndërkohë që ankesa kishte gjatë kësaj kohe edhe nga pronarët e tre trageteve që prisnin të nsieshin për në Itali, sepse çdo vonesë për ta ka kosto ekonomike dhe ata duhet patjetër të nisen shpejt e rikthehen se tashmë është koha kur ka fluks ikjeje dhe ata nuk duan të humbasin asnjë ditë dhe asnjë udhëtim. Ata kanë afruar nga ana e tyre edhe ndihmë ekonomike, nëse duhej të ishte e nevojshme për rregullimin e difektit, duke kërkuar teknikë në qytet, gjë që nuk është pranuar nga ana e drejtuesve të policisë së portit sepse sipas rregullave këtë defekt në kompjuterat e portit e rregullojnë vetëm teknikët e specializuar dhe që duhet të vijnë nga Tirana. Ndërkaq, këta të fundit kanë arritur rreth mesditës dhe menjëherë janë vënë në punë, por për rreth 4 orë nuk kanë mundur ta vënë në punë këtë sistem. Megjithatë, ata kanë premtuar se rregullimi do të jetë brenda ditës.