E Shtunë, 31 Tetor 2026

Berat, operacioni Furtuna prangos grupin e shpërndarësve të drogës

/>Sektori anti drogë në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit ka ppërfunduar me sukses paraditen e djeshme me sukses aksionin e koduar Furtuna, që është finalizuar me arrestimin e tre personave dhe sekuestrimin e 23 dozave heroinë. Burime të Komisariatit të Policisë Berat bëjnë me dije se paraditen e djeshme u bë arrestimi i Romeo Këmbaçit, 27 vjeç, lindur dhe banues në qytetin e Durrësit, Aurel Etemajt, 24 vjeç, lindur dhe banues në lagjen Uzoonë të qytetit të Beratit si dhe Fatjon Hodos, 25 vjeç, po banor i qytetit të Beratit. Arrestimi i tyre u bë pasi në bazë të informacioneve të mara nga Seksioni i Luftës Kundër Narkotikëve në Drejtorinë e Policisë së Qarkut të Beratit këta shtetas në bashkëpunim me njëri- tjetrin prej disa kohësh kryenin aktivitetin e shitjes së lëndëve narkotike të llojit heroinë në shkollat e qytetit të Beratit. Kështu, gjatë operacionit të koduar Furtuna u bë e mundur kapja në flagrancë e këtyre shtetasve, ndërkohë që në banesën e Aurel Etemajt, në lagjen Uznovë iu sekuestruan 23 doza heroinë e bërë gati për shitje me peshë të përgjithshme 10 gram. Sipas burimeve të policisë materialet e kësaj çështjeje ju referuan Prokurorinë e Rrethit të Beratit për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike në bashkëpunim si dhe përshtatje të ambjenteve për përdorim droge. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›