Sukaj, “aspirina” e Josës, shenon ne in-extremis

Një gol i vonshëm i Xhevair Sukajt në minutat shtesë (92') shpëtoi Vllazninë nga humbja me Flarmurtarin në "Loro Borici". Protagonisti i vlonjatëve ishte braziliani Flavio Zhunjor, i cili me golin e shënuar në minutën e 55-të dhe kartonin e kuq të marrë e la formacionin e Memushit me dhjetë vetë në njëzet minutat e fundit të ndeshjes. Vllaznia e Flamurtarin ndanë nga një pikë, teksa tani janë edhe pas Shkumbinit, që ndodhet befasiht në vendin e katërt me 14 pikë.