Dushi i ndezur shkrumbon shtepine
Fier - Nje banese e katit te katert te nje pallati eshte perfshire nga flaket ne oren 12:15 te mesdites se djeshme ne qytetin e Fierit. Sipas burimeve zyrtare nga zjarrfikeset, mesohet se banesa eshte ne pronesi te Agron R., banor i lagjes "29 Nentori", ndersa shkaqet dyshohet te jene tensioni i larte dhe shkendija elektrike. Ka qene nje kalimtar i rastesishem, qe ka pare tymin te dale nga nje dritare e baneses dhe ka njoftuar nje shites dyqani ne katin e pare te pallatit. Mesohet se i zoti i shtepise ka qene duke punuar ne dyqanin e tij se bashku me gruan dhe ne banese nuk kishte njeri. Djali i Agron R., eshte emigrant ne Itali, nderkohe qe vajza eshte nxenese e vitit te trete ne nje shkolle te mesme te qytetit. Ekspertet dyshojne se tensioni ne rrjet ka shkaktuar mase ne dush, i cili ka shperthyer, duke djegur fillimisht disa rroba qe kishin qene ne banjen e shtepise.
Xh.B
Xh.B