E Diel, 1 Nëntor 2026

"Koka e prere", shoqerohen 10 te dyshuar

Policia shoqeron ne Komisariatin e Sarandes 10 persona qe dyshohet se kane dijeni apo jane pjese e krimit makaber, qe ka ndodhur dy vjet me pare ne zonen e Vasilikose, ne Konispol. Behet fjale per gjetjen e trupit pa koke te 45-vjecarit Zihni Myderrizi, baba i tre femijeve, ne rrethana ende misterioze. Hetuesit kane konkluduar ne disa veprime hetimore te emrave te dyshuar dhe po kryejne procedurat per te zbardhur gjithcka, ndersa priten edhe arrestime per kete dosje.

Te dyshuar per krimin jane pjesetaret e nje grupi kriminal ne zonen bregdetare qe mbahen nen vezhgim prej ditesh, ndersa pritet dhe konkretizimi i veprimeve nga ana e policise. Mesohet se 10 te shoqeruarit e djeshem jane persona qe mund te kene pasur konflikte me viktimen dhe qe kane pare ose kane dijeni per krimin. Per dosjen po bashkepunon edhe Prokuroria e Krimeve te Renda, ndersa po vleresohen deshmite dhe provat qe disponohen. Koka e 45-vjecarit nuk eshte gjetur qe prej dates 5 tetor te vitit 2005, kur ai u gjet i pajete i fshehur ne nje shkurre prane livadheve, prone e familjes. Dosja eshte rihapur pas nje denoncimi te ri te familjes dhe gruas se te ndjerit, Hava Myderrizi e vellait te tij, qe kerkuan te zbardhet kjo ngjarje kriminale. Burime zyrtare thane se pritet arrestimi I autoreve te dyshuar qe kane vepruar si nje grup kriminal prej vitesh ne zonen e Sarandes dhe Konispolit.

Dy vjet me pare, vajza e viktimes do zbulonte kufomen me koke te prere ne livadhet prone e familjes ne Vasiliko, ku autoret kishin braktisur trupin. Departamenti i Hetimit ne Policine e Shtetit ka rihapur dosjen e vjeter te Sarandes te quajtur "Koka e Prere", pas kerkeses se familjes dhe informacioneve te mbledhura ne rruge operative. Per te finalizuar hetimet jane perdorur edhe teknikat e pergjimit dhe verifikime te alibive te dhena nga te dyshuarit. Burime policore thane dje, per gazeten "KJ", se kane kryer shoqerime dhe sigluar emrat e te dyshuarve. Krimi ka ndodhur me 5 tetor te vitit 2005 ne Konispol, prane livadheve, prone e familjes Myderrizi. Viktima merrej me bujqesi e blegtori, ndersa ishte pronar i nje siperfaqe te madhe toke ne Konispol. Autoret e kishin zvarritur dhe me pas i kishin prere koken, e cila edhe sot e kesaj dite nuk eshte gjendur. Gjate keqyrjes se kufomes jane vene re shenja te dhunes para vrasjes dhe prerje ne pjese te ndryshme me thike.

A.Qoraj


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›