E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dynden klandestinet, 240 te kapur ne mars

GJIROKASTER - Numri i emigranteve qe tentojne te kalojne drejt Greqise ne rruge klandestine vjen ne rritje. Rreth 240 shqiptare, te cilet tentonin te hynin ne territorin grek ne menyre te paligjshme, jane ndaluar gjate muajit mars nga autoritetet e policise kufitare ne piken e kalimit te Kakavijes. Lajmin e beri te ditur Gentian Mullai, zedhenesi i drejtorise se policise, i cili sqaroi se te ndaluarit ishin nga rrethe te ndryshme te vendit, kryesisht nga Shqiperia e Mesme. Nderkohe qe nga muaji janar e deri diten e djeshme, autoritetet greke kane kthyer prane pikes se kalimit kufitar te Kakavijes 2800 emigrante pa leje qendrimi. Nga keta 1370 kane qene gjate muajit janar dhe 1230 persona gjate muajit shkurt, ndersa tentonin te kalonin kufirin ne menyre te jashteligjshme.

B.K


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›