E Diel, 1 Nëntor 2026

Rigjykimi per Albenc Agon, nis procesi

Gjykata e Tiranes nisi dje procesin gjyqesor per shqyrtimin e kerkeses se bere rreth nje muaj me pare nga ana e te denuarit me 20 vjet burg ne mungese, Albenc Ago, si autor i vrasjes se Eva Vishaj, nenes se kengetares Elsa Lila. Seanca e pare eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, pas kerkeses se bere nga ana e te afermve te viktimes, e depozituar ne gjykate. Ago, i cili ishte paraqitur ne seancen gjyqesore, i ka kerkuar togave te zeza, te kryesuara nga ana e gjyqtarit Gerd Hoxha, qe t'i caktohej nje avokat per t'u mbrojtur. Seanca e pare gjyqesore eshte shtyre ne caktimin e nje avokati kryesisht nga ana e gjykates, i cili do te mbroje pretendimet e 42-vjecarit Ago per rigjykim te ceshtjes. Mesohet se diten e djeshme ne sallen e gjyqit ka qene edhe vete vajza e Eva Vishaj, kengetarja Elsa Lila, por gjyqi eshte zhvilluar me dyer te mbyllura, per te shmangur prezencen e mediave. Albenc Ago eshte denuar ne vitin 2006 me 20 vjet heqje lirie nga Gjykata e Tiranes, per vepren penale te "vrasjes me paramendim". Ish-shoferi vullnetar i Partise Socialiste ne vitin 1997, u ekstradua nga Italia nje muaj me pare, ne interes te shtetit shqiptar. Nderkohe qe, menjehere pas komunikimit te akuzes se vrasjes, ky i fundit ka depozituar ne gjykate nje kerkese, ku edhe kerkon rigjykim. Kerkesa, e cila mban si objekt te saj rivendosjen ne afat, ka nisur te shqyrtohet dje ne seancen e pare. Ago kerkon qe te rigjykohet edhe nje here, pasi ne gjykimin e pare nuk ka pasur mundesi qe te mbrohet vete dhe te argumentoje ne lidhje me detaje qe nuk jane bere te ditura. I denuari pretendon se eshte denuar vetem sipas kerkeses se prokurorise dhe provave te servirura nga ky institucion. Krimi u rihetua 9 vjet pasi kishte ndodhur dhe me kerkese te familjareve te viktimes. Nderkohe qe pas ekstradimit te Agos, prinderit i kerkuan drejtesise qe te gjeje edhe emra te tjere, qe mund te jene perfshire ne vrasjen e vajzes se tyre 35-vjecare, qe ne kohen e ngjarjes punonte si kameriere ne lokal "Juna", ne kryeqytet.

R.Caushaj

Ngjarja ne kilometrin 29

Albenc Ago akuzohet per vrasjen e Eva Vishes, ish-kameriere e lokal "Junes" ne zonen e ish-Bllokut, Tirane. Ngjarja ka ndodhur me 23 maj te vitit 1997, ndersa ktheheshin nga nje udhetim me nje veture fuoristrade me targa te Tiranes. Pergjate hetimit te kryer ka rezultuar se 42-vjecari njihej me nenen e kengetares Elsa Lila, nderkohe qe ka mbetur mister shkaku perse eshte kryer krimi i rende. Sipas eksperteve, viktima kishte demtime te renda ne pjesen e kokes dhe nje plage plumbi, qe i ka sjelle vdekjen.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›