Masakroi kusheririn, denohet 34-vjecari
Goditja me sende te forta ndaj kusheririt te tij i ka kushtuar 4 vjet heqje lirie Agim Biracit, i arrestuar tre muaj me pare ne kryeqytet. Gjate dites se djeshme, Gjykata e Tiranes ka shpallur vendimin per 34-vjecarin, i cili akuzohet per "plagosje te rende me dashje" ndaj kusheririt te tij Xh. Biraci. Togat e zeza, te kryesuara nga Martin Deda, pasi kane degjuar pretendimet e paleve ne kete proces, e kane deklaruar te mbyllur shqyrtimin gjyqesor te kesaj dosjeje. Duke e shpallur fajtor, trupi gjykues e ka denuar me 4 vjet heqje lirie te riun nga fshati Fag, i komunes Shengjergj i Tiranes. Ngjarja e ndodhur ne shtator te vitit 2007, ka ardhur per shkaqe banale midis dy kusherinjve Biraci. Pas shkembimit te ofendimeve personale, ngjarja ka degraduar, derisa 34-vjecari e ka sulmuar kusheririn e tij 30-vjecar, duke e goditur me sende te forta ne koke dhe me pas eshte larguar nga vendi i ngjarjes. Por policia ka arritur ta kap te akuzuarin me pas dhe ta izoloje ne qeli. Gjate procesit ka deshmuar edhe i demtuari, i cili ka rrefyer se si njeriu i tij i afert pas debateve banale e ka qelluar ne befasi me hekur ne koke dhe pjese te ndryshme te trupit. I demtuari pas incidentit perfundoi ne Spitalin Ushtarak, ku dhe u kurua derisa doli jashte rrezikut per jeten.
M.M
M.M