E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dushku deshmon per kamerat e sigurise

Prokuroria e Matit merr ne pyetje ish-drejtorin e Burgut Burrel per te dhene shpjegime rreth informacioneve qe ka pasur per arratisjen e te denuarve qe ndodhi nje jave me pare. Edhe gjate dites se djeshme, kane vijuar hetimet ne lidhje me arratisjen e Fran Marashit e Preng Lleshit nga banjat e burgut pas sharrimit te hekurave me sharra diamanti ne rrethana misterioze. Per kete ngjarje u arrestuan drejtori i burgut, Eduart Brahilika dhe nente vartes te tij. Burime prane grupit te hetimit konfirmojne se per me shume se kater ore eshte mbajtur ne nje seance pyetjesh ish-drejtori i ketij burgu, Shyqyri Dushku, i cili tashme eshte me pune ne burgun e Shenkollit ne Lezhe, me detyren e shefit te logjistikes. Dushku ka deklaruar se nuk mbante pergjegjesi per ngjarjen, pasi ishte larguar, kurse defekti i kamerave ne burg nuk i perkiste kohes se tij. Madje, ai eshte shprehur se gjate kohes qe ka drejtuar nuk kishte pasur asnje problem, apo shkelje ne detyre dhe se cdo informacion per tentative eshte neutralizuar ne kohe dhe ishin marre masat.

Mesohet se ish-drejtori Dushku, eshte pyetur kryesisht ne lidhje me faktin se per nje periudhe kohe, ne Burgun e Burrelit nuk ka funksionuar sistemi i kamerave. Dihet qe filmimi automatik non-stop i kamerave, eshte i detyrueshem dhe sipas rregullores nuk lejohet qe per asnje moment te qendrojne pasive. Por sipas informacioneve ne qe kane dhene gardianet, ka qene nje periudhe kohe prej 2 muajsh qe asnje prej kamerave nuk ka funksionuar. Megjithese hetuesit ruajne ne sekret te plote vijimin e hetimeve, mesohet se ish-drejtori ka thene se eshte e vertete qe sistemi i kamerave nuk ka funksionuar per disa kohe, por kjo ka ardhur per shkak te nje defekti teknik dhe per kete ai ka lajmeruar instancat me te larta. Vete ish-drejtori eshte mbrojtur, duke thene se nuk ka asnje pergjegjesi per kete ngjarje, pasi gjate gjithe kohes qe ai ka qene ne kete detyre nuk ka pasur ndonje rast te ngjashem, madje cdo informacion qe vinte ne lidhje me tentativa te ngjashme eshte vleresuar dhe neutralizuar qe ne fillim. Me tej, hetuesit kane pyetur ne lidhje me menyren e marrjes ne pune te nje shoferi te njeres prej ambulancave, por ish- drejtori eshte mbrojtur, duke thene se ka qene i pafuqishem ne lidhje me emerime te tilla, pasi ato vinin me nje suport te fuqishem politik.

Jashte fokusit te hetimit nuk eshte edhe fakti qe ish-drejtori Dushku ka qene "molle sherri" ne debatin mes ish-drejtorit te Pergjithshem te dorehequr Saimir Shehri, dhe ish- ministrit te Drejtesise, Ilir Rusmali. Ngjarja e Burrelit ka sjelle ne vemendje faktin se ish-drejtori Saimir Shehri prej kohes kishte pergatitur vendimin e largimit nga posti i drejtorit Shyqyri Dushkun, por per kete nuk ka pranuar qe te firmos ish-ministri Rusmali. Kjo ka qene nje arsye me shume qe mes titullareve te larte te drejtesise te precipitonte konflikti, i cili pasoi me doreheqjen e Shehrit dhe te Rusmalit. Po ashtu nje nder pikat qe po hetohet eshte edhe rrahja e magazinierit nga njeri prej oficereve te ketij burgu, Shaban Lleshi. Kjo shkaktoi zhurme te madhe ne drejtesi, por asnjehere nuk u zbardh e verteta per arsyen e vertete te ketij konflikti. Madje, ne driten e zhvillimeve te reja, eshte parashikohet te merret ne pyetje edhe magazinieri i rrahur, i cili per t'u kompensuar per terheqjen e denoncimit eshte emeruar ne nje detyre te rendesishme ne policine e rendit, prane komisariatit te Burrelit.

Aleksander Ndoja


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›