Transferohen te arrestuarit e Burrelit
Dje ka qene dita qe sirenat e policise kane ushtuar gjate rrugeve te Burrelit. Pasi jane siguruar me police te gjitha rruget e qytetit, nje eskorte e perbere nga disa makina policie ka dale zhurmshem nga qyteti, ne drejtim te Milotit. Pas pak eshte mesuar se te gjithe te ndaluarit e nje dite me pare, perfshire edhe drejtorin Eduart Brahilika, jane sistemuar ne dhomat e paraburgimit te Burgut te Shenkollit, ne Lezhe. Kjo per arsyen se dhomat e paraburgimit te komisariatit te policise nuk kane ambiente te tilla qe te perballoje nje fluks te tille ndalimesh. Po ashtu, mesohet se edhe dy te denuarit, Preng Lleshi dhe Fran Marashi, nuk jane lejuar qe te qendrojne me tej ne Burgun e Burrelit, madje as edhe ne dhomat e paraburgimit te komisariatit te policise se ketij qyteti. Po nen masa te rrepta sigurie dhe pa rene aspak ne sy te qytetareve, ata jane transferuar nga Burgu i Burrelit per ne Burgun 313 ne Tirane, ku edhe do te vijojne hetime ne lidhje me menyren e arratisjes, e cila nuk zgjati me shume se 30 minuta. Vete familjaret e te ndaluarve jane mbledhur afer burgut per t'u interesuar per fatin e te afermeve te tyre. Sapo kane mesuar se te ndaluarit jane nisur per ne Burgun e Shenkollit, ata kane shfaqur nje nervozizem te skajshem, pasi, sipas tyre, e kane shume te veshtire te udhetojne nga Burreli per ne Burgun e fshatit Shenkoll ne Lezhe. Madje, shume prej familjareve jane tejet te habitur me masat e denimit, pasi, sipas tyre, eshte nje zhurme e panevojshme, ose behet per te shmangur vemendje nga ngjarje me te renda, pasi te burgosurit qe u arratisen vetem pas 30 minutash u rikthyen ne qeli.
Specialistet e burgjeve ne vend te te ndaluarve
Situata ne Burgun e Burrelit ka filluar te normalizohet, nderkohe qe ne kete burg vijojne te qendrojne nje ekip i zgjeruar nga Drejtoria e Pergjithshme e Burgjeve nga Tirana. Tashme ata shihen si nje ndihmese per riorganizimin e punes pas arrestimeve te shumta te diteve te fundit, duke zevendesuar edhe te prangosurit. Burime prane Burgut te Burrelit, konfirmojne se situata psikologjike e personelit te ketij burgu eshte mjaft e renduar pas arrestimit te 10 zyrtareve dhe policeve, nderkohe ende qarkullojne zera qe mund te kete arrestime te reja.