E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy adoleshentë grabisin me armë western union

Autori i Lajmit: red.

Identifikohen adoleshentët që grabitën me thikë një Western Union dje pasdite në qytetin e Fushë-Arrësit të rrethit Pukë. Lulëzim Kolgjokaj, 19-vjeç dhe Mikel N, 17-vjeç lindur e banues në qytetin Fushë-Arrës të Pukës janë arrestuar dje nga policia pasi akuzohen se të maskuar, kanë hyrë në ambientet e pikës së Ëestern Union të këtij qyteti, duke kërcënuar me thike, punonjësen e kësaj pike, për t i marrë forcërisht paratë. Ata kanë arritur të marrin rreth 100 euro dhe më pas janë larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të paditur. Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur forcat e Komisariatit të Policisë Puke dhe efektivët tanë nga Drejtoria e Policisë së Qarkut, të cilët kanë kryer veprimet e para hetimore e proceduriale. Kapja e autorëve të dyshuar të ngjarjes, u bë e mundur rreth 2 orë pas ngjarjes. Në momentin e kapjes dy autoreve iu gjetën dhe iu sekuestruan në cilësinë e provës material sendet e përdorura për kryerjen e kësaj vepre penale, armë të ftohtë thikë, dy maska dhe sasia e lekëve të vjedhur. Dy adoleshentët akuzohen për veprat penale të “Vjedhjes me dhunë, e kryer në bashkëpunim” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve të ftohta”.
Ky lajm është publikuar: 04/08/2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›