E Diel, 1 Nëntor 2026

Dy adoleshentet, rrembejne varesen nga qafa

TIRANE - I marrin varesen e floririt nga qafa nje qytetari, por vihen ne pranga disa ore me vone. Efektivat e Komisariatit numer 5, te Tiranes, kane arrestuart dy te rinj pasi akuzohen per vjedhje me dhune. Burimet zyrtare nga Policia e Tiranes, thane se dy dite me pare rreth ores 15:30, jane vene ne pranga nga sherbimet e Komisariatit numer 5, Xh. Bilali, 16 vjec, lindur ne Kukes dhe banues ne Kamze, pasi ne bashkepunim dhe me nje tjeter adoleshent i kane vjedhur (nga qafa) nje varese floriri, nje te riu. Burimet zyrtare te uniformave blu thane se, ngjarja ka ndodhur ne Institutin Bujqesor, prane tregut, kur viktima e dy adoleshenteve ka qene duke bere pazar. Ne kete moment i ndaluari ne bashkepunim dhe me bashkemoshatarin e tij, i kane marra varesen e floririt te riut. Me pas ata te dy jane larguar me shpejtesi nga vendi i ngjarjes duke mos u ndaluar dot. Por viktima ka bere menjehere denoncimin ne polici dhe nje patrulle e komisariatit numer 5, ka bere te mundur pak ore me vone qe te ndalojne hajdutin. Policia ka derguar dosjen ne Prokurori, per vepren penale te "vjedhjes" ne bashkepunim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›