Pranga babai te Markelianit
TIRANE - Ndalohen babe e bir per vjedhje nga policia. Petrit Cungu 35 vjec eshte vene ne prangat e Policise se Tiranes, pasi dyshohet se ne bashkepunim me djalin e tij te mirenjohurin Markeljan Cungu, i njohur dhe si Arsen Lypeni shqiptar, kane vjedhur nje makine te llojit "Volksvagen Golf", pa targa. Lajmi eshte bere i ditur dje nga burimet zyrtare te uniformave blu te kryeqytetit. 35-vjecari Cungu sipas policise ka qene dhe me pare i denuar per vjedhje, nderkohe qe vec kesaj akuze, mbi te rendon dhe vepra penale e "shtytjes se te miturve ne krim". Por 35-vjecari Cungu eshte arrestuar dhe pak kohe me pare nga policia. Petrit Cungu eshte prangosur nga oficeret e Seksionit te Hetimit te Vjedhjeve, ne kryeqytet, me akuzen e shtyrjes se femijeve ne krim dhe shfrytezimin te tyre me qellime perfitimi. Mes femijeve qe i arrestuari akuzohet se ka perdorur per t'i detyruar te vidhnin mesohet se eshte dhe djali i tij i mitur i cili ne shumicen e rasteve ka hyre ne banesa duke vepruar si nje "zvarranik". Nen kujdesin e te arrestuarit grupi i te miturve akuzohet se ka kryer me shume se 20 vjedhje banesash ne Tirane
Makina
Policia e Tiranes, beri te ditur dje se arrestimi i Petrit Cungu eshte bere sepse gjate hetimeve eshte dokumentua teresisht implikimi i tij, se bashku me djalin 11-vjecar Markelianin, ne vjedhjen e nje makine te llojit "Volksvagen Golf", ngjyre blu, pa targa, qe eshte ne pronesi te nje personi. Ka qene ky i fundit qe ka bere denoncimin per vjedhjen e ndodhur duke sjelle dhe ndalimin e te dyshuarit. Kete automjet te larte permendurit ia kane shitur nje tjeter personi. Por makina eshte gjetur nga pronari i pare i cili ka bere denoncimin ne polici. Keta te fundit kane bllokuar makinen dhe kane marre ne pyetje pronarin e ri te saj. Sipas te dhenave, ka qene ky i fundit qe ka adresuar uniformat blu, tek Petrit Cungu dhe tek djali i tij vetem 11 vjec, por qe eshte kthyer ne makthin e banoreve te zones se Alliasit, ku banon dhe familja Cungu. Policia ka sekuestruar si prove materiale makinen e llojit "Volksvagen Golf". Ndaj Petrit Cungut institucioni i akuzes ka ngritur akuzat e "vjedhjes" ne bashkepunim si dhe te "shtytjes se te miturve ne krim".
Banesa
Uniformat blu te kryeqytetit dje kane arrestuar dhe nje tjeter person, per vjedhjen e nje banese. Elton Haroku, 23 vjec, lindur dhe banues ne Kashar, dyshohet se ka vjedhur banesen e nje personi. Arrestimi i 23-vjecarit eshte bere pasi ndaj tij, Prokuroria e Tiranes ka leshuar nje urdher ndalimi pasi dyshohet se eshte autor i i vjedhjes se baneses ne pronesi te nje se qytetari. Policia tha se, te dokumentet per keto te dyshuar i kane kaluar prokurorise.
Artan Cena