E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perplaset nga makina, vdes Memaj

LEZHE - Nje aksident me pasoje vdekjen ka ndodhur mbremjen e djeshme ne aksin rrugor Fushe-Kruje -Lezhe. Aksidentet ne aksin e quajtur si "autostrada e vdekjes", vazhdojne te marrin jete njerezish. Kete here aksidenti i ka marre jeten Durim Memajt, i cili eshte aksidentuar per vdekje pikerisht ne kete aks. Sipas burimeve te Policise se Lezhes, Memaj ka humbur jeten ne momentin qe po udhetonte prane Lacit me motocikleten e tij. Gjate udhetimit ai eshte perplasur me nje automjet i cili nuk eshte identifikuar pasi eshte larguar menjehere me shpejtesi nga vendngjarja. Nderkohe qe forcat e policise pasi kane mberritur ne vendngjarje jane duke punuar per zbardhjen e ceshtjes dhe kane shpallur ne kerkim autorin e ngjarjes. A. Bushi


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›