Pranga per vjedhje me dhune
TIRANE - Policia e Tiranes ka arrestuar dy te rinj, pasi tentuan ti vidhnin me dhune celularin nje bashkemoshatari te tyre. Ne prangat e policise se kryeqytetit kane rene Liridon Frroku, 18 vjec, lindur ne Lac dhe banues ne Tirane, i denuar me pare per vjedhje dhe Ervin Peci, 18 vjec, lindur ne Mirdite dhe banues ne Tirane. Sipas policise arrestimi i tyre eshte bere pasi dyshohen se ne bashkepunim me njeri - tjetrin, kane tentuar t'i vjedhin me dhune telefonin celular nje bashkemoshatari te tyre. Pas denoncimit te kryer nga ana e te demtuarit ka nisur dhe puna per ndalimin dy te rinjve. Te dy 18-vjecaret akuzohen per vepren penale "te vjedhjes me dhune ne bashkepunim", mbetur ne tentative. Pas kesaj materialet e dosjes hetimore i kane kaluar Prokurorise se Tiranes, per procedimet e metejshme ne lidhje me kete ceshtje.