E Diel, 1 Nëntor 2026

Trafik njerezish, arrestohet Hajdari

TIRANE - Bie ne pranga nje 40-vjecar, ndaj te cilit Gjykata e Krimeve te Renda kishte dhene masen e sigurise "arrest me burg", per akuzen e "ndihmes ne trafikimin e paligjshem te qenieve njerezore". Hilaver Hajdari, 40 vjec nga Burreli por me banim ne Tirane, eshte arrestuar nga efektivat e seksionit Kunder Trafiqeve te Paligjshme. Prangosja e tij eshte bere pas urdhrit te dhene nga Prokuroria e Krimeve te Renda. Burimet zyrtare te policise thane se, Gjykata e Shkalles se Pare per Krimet e Renda pak kohe me pare ka vendosur masen e sigurimit "arrest me burg", per 40-vjecarin, nen akuzen e "dhenies se ndihmes per kalim te paligjshem te kufirit shteteror". Pas ketij vendimi, uniformat blu kane ekzekutuar dhe flete-arrestimin.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›