E Shtunë, 31 Tetor 2026

Grabitja e kambistit, hetime nga akuza

TIRANE - Prokuroria e Tiranes ka administruar aktet procedurale mbi grabitjen e kambistit Fari Fanxho 55 vjec, para pak ditesh, c'ka shenon dhe fillimin zyrtar te hetimeve per dokumentimin ligjor te ngjarjes. Lajmi u konfirmua nga burimet prane prokurorise se Tiranes, te cilat pohuan se, hetuesit kane filluar shqyrtimin e materialeve hetimore te mbledhura nga policia, ne funksion te zbardhjes se ngjarjes dhe autoreve te saj. Per llogari te hetimeve, forcat e policise se Qarkut mesohet se kane shoqeruar disa individe, te cilet jane pyetur si persona, qe mund te kete dijeni per ceshtjen ne fjale. Nderkohe, hetuesit kane ngritur dyshime konkrete per autoret e mundshem te kesaj grabitje, duke punuar per kapjen e tyre.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›