E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente gjatë natës në Korçë e Tiranë, 1 i vdekur

Dy aksidente në dy qytete të ndryshme janë shënuar në orët e vona të së shtunës. Aksidenti i parë ka ndodhur në aksin Korçë- Ersekë, ku ka gjetur vdekjen një 35- vjecar, ndërsa aksidenti tjetër është shënuar në një nga kryqëzimet e Tiranës.

KORCE- Një 35-vjecar ka humbur jetën mbrëmjen e djeshme si pasojë e një aksidenti rrugor, të ndodhur në aksin Korcë-Ersekë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:30 të mbrëmjes së të shtunës teksa 35 vjecari i identifikuar si Elton Ruco po shtynte makinen e tij, që kishte pësuar një defekt gjatë udhëtimit, në këtë kohë ai është goditur nga një makinë me targa greke duke mbetur i plagosur rëndë. 35 vjecari është transportuar më pas për në spitalin e Ersekës, por nuk ka mundur t’u mbijetoje plagëve të marra. Policia ka ndaluar autorin e aksidentit Kristif Koco 52 vjec. Sipas policisë aksidenti ka ndodhur si pasojë e shpejtësisë së madhe të automjetit me targa greke , dhe sinjalistikës së munguar në aks që shpeshherë është bërë shkak për aksidente të rënda.

Tirane, perplasen automjetet, demtohet semafori e shtylla elektrike
Dy automjete janë përplasur me njëra tjetrën shumë pranë kryqëzimit që lidh rrugën Myslym Shyri me Ministrinë e Mbrojtjes mesnatën e së shtunës. Një taksi tip benz është përplasur me një fuoristradë me targa TR 0009M. Automjetet kanë pësuar dëmtime të rënda, ndërsa nuk janë lënduar drejtuesit e automjeteve. Nga verifikimet e para të grupit hetimor që ka mbërritur në vendngjarje konstatohet se aksidenti ka ndodhur si shkak i shkeljes së rregullave të qarkullimit rrugor. Nga përplasja e dy automjeteve janë dëmtuar edhe shtylla dhe semafori që ndodheshin anës rrugës në këtë kryqëzim.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›