E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tirane Perfundon numerimi i votave Rama deklaron fitore

Ne Shqiperi dje u mbyll numermi i votave per kryetarin e ardhshem te bashkise se Tiranes. Kryetari aktual Edi Rama shpalli fitoren pasi ne perfundim te nje procesi maratone numerimi votash siguroi nje avntazh prej vetem 10 votash. Rivali i tij Lulzim Basha deklaroi megjithate se do te mbetet ne pritje te shpalljes se rezultatit zyrtar nga komisioni qendror i Zgjedhjeve. Ne mbremje ky komision njoftoi se do te verifikonte tabelat e rezultateve te te gjithe qendrave te votimit ne Tirane per shkak te distances se ngushte duke deklaruar se rezultati paraprak eshte i pakuptimte e se mund te kete patur edhe gabime njerezore ne pasqyrimin e te dhenave ne tabelat permbledhese

Ditet dhe netet cfilitese dhe me ankth qe shoqeruan procesin e numerimit te votave per kryetarin e ardhshem te bashkise se Tiranes u mbyllen dje me nje finale gati dramatike. Per percaktimin e fituesit u desh te pritej kutia e fundit nga 485 te tilla per kryeqytetin. Kryetari actual I bashkise Edi Rama prej tre ditesh ne disavantazh kish mundur te reduktonte ndjeshem distancen e cila n fillim te dites kur kishin mbetur 8 kuti ishte 600 vota ne favor te kandidatit democrat Lulezim Basha.Perpara hapjes se kutise se fundit diferenca mes te dyve ishte 56 vota plus per zotin Basha.

Procesi i numerimit u transmetua direkt nga thuajse te gjitha televizionet. Ne momentin e perfundimit te dyja palet brohoriten fitore Per afer 40 minuta deri kur komisioni shpalli zyrtarisht rezultatin e kutise euforia kish mberthyer te dyja kampet ndersa jashte qendres ku behej numerimi mbeshtetesit e te dy paleve ishin vene ne gare perballe njera tjetres ne te dy anet e rruges. Rezultati i kutise se 485 i dha buzeqeshjen kryetarit aktual Rama i cili kishte arritur nje avantazh prej 66 votash duke e kapercyer keshtu ne momentin e fundit rivalin e tij.

Festa megjithate vazhdoi ne te dy kampet. NUk vonoi shume dhe nga selia e partise se tij kryeministri Sali Berisha u shpreh se duhej pritur rezultati zyrtar ndersa paralajmeroi edhe ankimim te mundshem per procesin Ne cdo vend te botes nje proces i ndare me vota qe shkojne jo tamam sa gishterinjte e njeres dore apo te dyja se bashku dores ka nje legjitimitet per tu rishqyrtuar nga qeliza ne qelize. Ne perputhje me ligjin kQZ eshte i detyruar te perllogarise dhe te shpalle vetem ate rezultat qe konfronton nje per nje te dhenat ne proces verbalet e qendrave te votimit me te dhenat ne tabelat e komisioneve te zonave.

Edhe ambasadori amerikan Aleksander Arvizu i mbeshtetur dhe nga ai i delegacionit europian Ettore Sequi dhe i OSBE-se Eugen ollfarth kerkoi qe teksa te dyja palet pretendojne fitoren eshte posacerisht e rendesishme te pritet qe rezultatet te certifikohen ne perputhje me Kodin Zgjedhor.

Edhe ne mbremje ndersa u prit me brohorima dhe duartrokitje ne seline e partise se tij kandidati democrat Lulzim Basha ju permbajt se njejtes linje te parashtruar nga kryeministri Sali Berisha.Keto zgjedhje kane qene te lira dhe te ndershme. Dhe kjo ka qene po keshtu nje gare shume e ngushte. Cilido te jete verdikti final i votuesve une do ta pranoj ate. Shpresoj qe edhe zoti Rama te beje te njejten gje. Pavaresisht nese marrim per baze burimet tona apo te pales tjeter te dy kandidatet ndahen nga fare pak vota. Asnje nga kandidatet nuk mori me shume se 50 perqind te votave. Une e kam thene qe ne fillim te procesit te numerimit se cdo vote duhet te numerohet ne menyre te ndershme te sakte dhe transparente. KQZ po perllogarit rezultatin final dhe ne akoma nuk e dime se kush eshte fituesi.

Por nderkohe me pare nga selia e partise se tij ne oborrrin e se ciles nje turme simpatizantes socialist ishin thuajse ne delir kryetari aktual i bashkise dhe udheheqesi i opozites shqiptare Edi Rama shpalli fitoren Kjo nuk eshte fitorja ime e pare por me shume se asnjehere me pare fitorja eshte nje burim reflektimi per mua qe sot si asnjehere ndjej peshen e borxhit ndaj cdo shqiptari. Qe besoi tek kandidatet tane duke i votuar dhe po njesoj edhe ndaj cdo qytetari ketu ne Tirane qe nuk me votoj duke me sprovuar.

Por shpallja e fitores se tij te ngushte do te vazhdoje te mbetet pezull deri ne zyrtarizimin e saj nga komisioni qendror i zgjedhjeve i cili ne mbremje permes zedhenesit Arti Lushi shpjegoi se do te beje verfikimin e cdo rezultati te cdo qendre votimi Rezultati paraprak konsiderohet i pakuptimte sepse kandidatet garues u ndane me nje diference shume te vogel mes tyre. shte e kuptueshme qe mund te kete edhe gabime njerezore sepse edhe praktika e tregoi kete

KQZ e shpall rezultatin vetem pasi te kete verifikuar tabelen e cdo komisioni zonal me tabelen e rezultatit te cdo qendre votimit dhe ne rast te mos perputhjeve KQZ shpall rezultatin bazuar vetem ne rezultatin e tabelave te qendrave te votimit.

Sipas kodit zgjedhor Komisioni qendror i Zgjedhjeve duhet te shpalle rezultatin brenda 48 oreve nga marirja ne dorezim te materialeve te votimit dhe tabelave te rezultateve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›