PD: Lulzim Basha fiton Tiranën me 12 vota më shumë se Edi Rama. Berisha: Përllogaritjet nxjerrin fitues Bashën. SHBA: Kandidatët të presin rezultatin e KQZ-së

UPDATE- Burime pranë Partisë Demokratike konfirmojnë zyrtarisht se Lulzim Basha ka fituar zgjedhjet për bashkinë e Tiranës. Të dhënat e komisionerëve dhe vëzhguesve të Partisë Demokratike pranë KZAZ-ve pohojnë se Lulzim Basha është 12 vota para Ramës. Të dhënat që disponon PD-në dhe të cilat vlerësohet se janë zyrtare, porsa kohë janë certifikuar nga firmat e komisionerëve në KZAZ, bëjnë që kandidati demokrat, Lulzim Basha të jetë fituesi i kësaj gare të “ashpër” dhe të “nxehtë”. Ka qenë vetë Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, institucioni që ka lajmëruar se, ka pasaktësi në hedhjen e të dhënave në serverin qendror. Kësisoj, KQZ do publikojë rezultatin zyrtar, pasi të rishikojë pasaktësinë e shifrave në server.
Mbyllet numërimi. Flet kryeministri Berisha: Përllogaritjet nxjerrin fitues Lulzim Bashën
Kryeministri Sali Berisha foli para pak minutash në një konferencë për shtyp nga selia e Partisë Demokratike, për të përshëndetur mbylljen e procesit të numërimit të votave. Berisha tha se kjo garë u ndoq me interes të madh, dhe se rezultati do jetë shumë i ngushtë. “Numërimi, i cili u ndoq me interesin me maksimal ka përfunduar me një ngushticë të paimagjinueshme”- tha Berisha. Ai deklaroi se në bazë të të dhënave të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është fitimtari i kësaj gare të jashtëzakonshme. “Sipas database të Partisë Demokratike, Lulzim Basha është fitimtar me pak vota, sipas database të selisë rozë z. Rama është fitimtar me pak vota”- tha Berisha. Kryeministri Sali Berisha, në një dalje për mediat i bëri thirrje të dyja partive politike që të presin rezultatin perfundimtar ndërsa vendimtare do të jepet nga KQZ-ja. “Të gjithë qytetarët, simpatizantët, numëruesit, komisionerët dhe të gjitha partive politike duhet të tregojnë civilitet dhe të presin rezultatin përfundimtar, pasi përfundimi i rezultatit ende nuk është konfirmuar. Unë dua të bëj një thirrje më vëllazërore, të gjithë qytetarëve, anetare militantëve të PD-së, por të gjithë forcat e partive politike të presin, pasi duhet të presim finalizimin nga KQZ-ja”- konkludoi deklaratën e tij, kryemnistri i vendit Sali Berisha. Ndërkohë, pritet që KQZ të bëjë përllogaritjet e sakta në bazë të të dhënave të përcjella nga KZAZ dhe më pas të publikojë rezultatin zyrtar.
SHBA, OSBE: Në këto zgjedhje fitoi populli shqiptar
Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe OSBE shprehen njëzëri se zgjedhjet për pushtetin vendor që u mbajtën në 8 maj 2011-të, ishin një moment triumfi për demokracinë shqiptare. Përmes një deklarate për shtyp të shpërndarë nga selitë diplomatike të SHBA dhe OSBE, ambasadorët Arvizu dhe Ëollfarth shprehen se, në këto zgjedhje fitoi populli shqiptar. Arvizu dhe Ëollfarth, theksojnë gjithashtu se kandidatët për bashkinë e Tiranës duhet të presin rezultatin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Aleksandër Arvizu
Urime për kapërcimin e vijës së finishit. Ka qenë një fitore për demokracinë shqiptare dhe popullin shqiptar. Teksa të dyja palët pretendojnë fitoren, është posaçërisht e rëndësishme të pritet që rezultatet të certifikohen në përputhje me Kodin Zgjedhor. Pozicioni ynë është bashkërenduar në konsultim të ngushtë me Kreun e Delegacionit të Bashkimit Europian në Tiranë dhe Kreun e Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Edhe një herë, urimet tona për popullin shqiptar.
Eugen Wollfarth
Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, deklaron se në këtë garë të fortë për kryetar Bashkie ka fituar demokracia, sikundër është bërë një hap i rëndësishëm për zgjedhjet e ardhshme kombëtare. Ndërsa palët politike ende pretendojnë për një fitore të mundshme, ambasadori Wollfarth vuri në dukje se kjo ishte një garë shumë e fuqishme, duke e cilësuar me rrahje të forta zemre, ndërsa numërimi ishte i rëndësishëm për demokracinë.
“Jam i lumtur që përfundoi numërimi. Raporti final do të dalë nga OSBE/ODIHR. Kjo ishte një garë me rrahje të forta zemre. Gjithmonë kam menduar dhe mbështetur kandidatët, pasi ishte një garë me puls të fortë zemre. Në fakt është e rëndësishme jo vetëm diferenca e vogël, por çdo votë numërohej dhe kjo ishte e rëndësishme për demokracinë. Ishte mbresëlënëse, një garë që të bënte zemra të rrihte fortë, megjithëse përgëzoj të dy forcat politike”- thotë Wollfarth.
Sipas tij, këto zgjedhje ishin një fitore e merituar për demokracinë.
“Demokracia ka fituar. Është bërë një hap i rëndësishëm për një hap më të mirë të zhvillimit të qytetit dhe të fshatrave dhe një hap pozitiv për zgjedhjet e ardhshme ndërkombëtare”- tha ambasadori Wollfarth. Duke iu referuar numërimit të votave, ambasadori thotë se “vota e qytetarit, është numëruar mjaftë saktë, duke vlerësuar kësisoj vullnetin e tyre”.
Më tej, ambasadori Wollfarth ka theksuar se ‘së bashku me kolegët e tij, ambasadorët e SHBA-së dhe BE-së kanë punuar shumë për këtë proces, pasi vota e qytetarëve është mjaft e rëndësishme’.
LULZIM BASHA KRYETARI I RI I BASHKISE SE TIRANES
NJË BETEJË E VËRTETË E FINALIZUAR ME NJË SUKSES TË SHKËLQYER. LULZIM BASHA ËSHTË KRYETARI I RI BASHKISË SË TIRANËS. AI DO TË DREJTOJË KRYEQYTETIN SHQIPTAR PËR KATËR VITET E ARDHSHME. KATËR VITET TË CILAT DO JENË VITET E ZHVILLIMIT DHE PROGRESIT, VITET E TRANSFORMIMIT TE MADH, VITET E MODERNIZIMIT EVROPIAN TË KRYEQYTETIT SHQIPTAR. URIME Z.QYTETAR I PARË I TIRANËS!
Numërimi- para orës 15:30
Ambasadorët e SHBA dhe BE, të pranishëm në KZAZ-në nr.49. Edhe 5 kuti votimi për t’u numëruar.
-- Drejt përfundimit procesi i numërimit te njësia bashkiake nr.5 në kryeqytet- KQZ pritet të zyrtarizojë Lulzim Bashën kryetar të bashkisë së Tiranës
Në më pak se 2 orë, KZAZ nr.49 te njësia bashkiake nr.5 në kryeqytet, ka përfunduar numërimin e 5 nga 8 kuti të mbetura që prej ndërprerjes së numërimit mbrëmë në orët e vona të natës. Pas asistimit të ndërkombëtarëve dhe arritjen e një kompromisi mes palëve, përsa i takon fletëve të votimit të pavlefshme, të cilat u bënë edhe objekti i përplasjes mes komisionerëve, dje pas mesnate u vendos që numërimi i kutive të fundit të zhvillohej gjatë ditës së sotme, duke nisur nga ora 10:00. Aktualisht, në KZAZ-në nr.49, po numërohen njëherazi fletët e 3 kutive të votimit, me qëllim përshpejtimin e procesit dhe nxjerrjen e rezultatit përfundimtar brenda pak orësh. Numërimi i 3 kutive të fundit nuk mendohet të sjellë ndryshime të thella në rezultatin për bashkinë e Tiranës, teksa tashmë mund të thuhet me bindje të plotë se Lulzim Basha pritet të mandatohet kryetari i bashkisë së Tiranës për katër vitet e ardhshme. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve raporton se ka përfunduar numërimi në 5 nga 8 kutitë e mbetura. Pra, janë numëruar 482 nga 485 kuti votimi në të gjitha njësitë bashkiake të Tiranës. Basha ka në total 124 530 vota, ndërsa Rama 124 151 vota. Kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës, Lulzim Basha është në avantazh me rreth 378 vota më shumë se sa kandidati i PS-së, kreu i opozitës Edi Rama. Janë numëruar 62 nga 65 kuti të njësisë bashkiake nr. 5.
Lulzim Basha ka 13 384 ndërsa Rama ka 17 670 dhe kryeson me 4286 vota.
KZAZ nr. 49 harton procesverbalin për kutinë 1852. Rama ka marrë 320 vota, ndërsa Basha ka 272 vota. Diferenca 48 vota më shumë për Ramën.
KZAZ nr. 49 mbyll procesverbalin për kutinë 1851. Rama ka marrë 244 vota, ndërsa Basha ka 235 vota. Diferenca 9 vota më shumë për Ramën. 11 flete votimi janë deklaruar të pavlefshme.
Kutia nr.1854, që ka të bëjë me zonën e Selitës. Rama ka marrë 220 vota, ndërsa Basha ka 166 vota. Diferenca 54 vota më shumë për Ramën. 14 fletë votimi jane deklaruar të pavlefshme. Komisionerët po vazhdojnë numërimin nën monitorim të rreptë të vëzhguesve dhe mediave, por sot nuk mungojnë as ambasadorët e huaj.
Në KZAZ-në nr.49 ndodhen prej orëve të para të mëngjesit ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës Aleksandër Arvizu dhe shefi i delegacionit të Bashkimit Evropian, Ettore Sequi.
Lajmi mirë është se brenda ditës së sotme, Bashkia e Tiranës do njohë kryetarin e ri, i cili do e drejtojë atë për katër vitet e ardhshme.
Kandidati tjetër, Hysni Milloshi, numëron deri tani 1531 vota
...