Durrës, mbytet në shatërvan 4-vjeçari

Një fëmijë katër vjeçar është mbytur sot në mëngjes në një shatërvan të qytetit bregdetar të Durrësit.
Fëmija me iniciale A. C është gjetur nga punonjësit e bashkisë i pajetë në ujë. Menjëherë është lajmëruar policia, e cila bëri të ditur se fëmija është nga Fieri dhe i përket minoritetit rom. Sipas policisë së Durrësit, katër vjeçari ishte endacak. Gjithsesi, hetimet po vijojnë për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj ngjarje.