Bllokohet jeta e natës në Vlorë
27/07/2009 Policia nis masat për qetësinë publike, reagojnë pushuesit
Qyteti bregdetar, që vitet e fundit është cilësuar me të drejtë “Mbretëresha e Turizmit Shqiptar” po kalon një sezon veror të vështirë. Sikur nuk mjaftonin problemet e rënda të furnizimit me energji elektrike dhe me ujin e pijshëm, këto ditë, si asnjëherë tjetër në vitet e fundit, problemet kanë filluar me atë që është dhe një nga pikat e forta të turizmit vlonjat, “jetën e natës”.
Netët e fundit forcat e rendit të komisariatit të Vlorës kanë nisur një “operacion” të vërtetë policor duke hyrë në lokalet e shumta verore, që pikërisht në këtë periudhë janë të mbipopulluara, duke ndërprerë aktivitetin e tyre. Në mjaft raste ata janë ndeshur me kundërshtinë e të rinjve vlonjat që janë frekuentuesit kryesor të “jetës së natës”, por edhe me turistët e ndryshëm shqiptar apo të huaj që kanë zgjedhur Vlorën si destinacion turistik.
Siç vihet re nga opinionet e ndryshme në qytetin bregdetar, kjo është një situatë e pazakontë që nuk ka ndodhur kurrë më parë në Vlorë, sidomos po të kemi parasysh që jemi në kulmin e sezonit turistik veror.
Vitet e fundit riviera vlonjate ka qenë nga më të frekuentuarat gjatë sezonit turistik veror, sidomos për cilësinë dhe shumëllojshmërinë e lokaleve verore të “jetës së natës”. Një pjesë të mirë të tyre e kanë ngritur me kursimet e tyre emigrantë që kanë zgjedhur të investojnë pikërisht në këtë biznes duke u nisur edhe nga eksperienca e vendeve ku kanë punuar më parë, si Italia apo Greqia.
Nga intervista të ndryshme me ta, por edhe me frekuentuesit e shumtë të disko-klubeve verore, mësojmë se diçka e tillë është absurde në Itali, Greqi, Spanjë apo gjetkë, ku “jeta e natës” është “qershia mbi tortë” e verës dhe shembuj për këto janë, Rimini, Ibiza, Athina, e shumë qytete të tjera të frekuentuara nga turistë nga e gjithë bota.