E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente ne Bulqize, nje i plagosur

Dy aksidente kane ndodhur ne Bulqize ne aksin rrugor Shupenz-Bulqize, ku nje automjet me targa greke per shkak te shpejtesise dhe mungeses se sinjalistikes ka dale nga rruga, duke perfunduar disa metra poshte saj.

Aksidenti ka ndodhur ne nje pjese te rruges se re, qe po ndertohet. Drejtuesi i mjetit ka marre disa plage, por eshte jashte rrezikut per jeten.

Aksidenti i dyte ka ndodhur ne unazen e qytetit te Bulqizes, ku nje automjet ka perfunduar ne nje kanal uji. Drejtuesi 60-vjecar i mjetit ka mundur te dale ne kohe nga automjeti, duke shpetuar nga mbytja.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›