Thyen "rekordin", i mituri 8 grabitje brenda ditës

Policia e Tiranës tha se ka ndaluar 13-vjecarin J.A., nga Mirdita, i cili te dielen ka arritur të grabisë një numër të konsiderueshëm dyqanesh dhe automjetesh.
Vetëm brenda pak orëve në Drejtorinë e Policisë së Tiranës janë shënuar shumë denoncime për grabitje lokalesh dhe thyerje automjetesh, ndërsa të gjitha njësitë e patrullës së përgjithshme janë vënë në lëvizje, për të kapur "autorët".
Sipas policisë, autori i vjedhjes është i mituri, i cili për të humbur gjurmët, grabiste në distanca të largëta nga "preja" e radhës.
Duke shfrytëzuar moshën e tij të mitur, J.A., ka pretenduar se policia nuk mund ta shoqëroj, pasi është e ndaluar. Duke përdorur këtë favor, policia tha se nuk mund të kryejë asnjë masë ndaluese ndaj 13-vjecarit, duke u "detyruar" ta lërë të lirë.