E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vritet me arme zjarri 22 vjecari

Mjeket kane mbetur te habitur kur ne dyert e spitalit ka hyre me kembet e veta nje i ri i gjakosur. Djali ka mundur te thote vetem emrin e tij dhe pas nje ore ka humbur jeten nga plaget e marra.

Alfred Gjata, 22 vjec, mberriti ne spitalin numer 2, ne Tirane, me makine rreth ores 18:00 me plage ne trup, te shkaktuara nga nje arme zjarri.

Ai ka qene ne gjendje mjaft te rende dhe askush nuk ka mundur te marre vesh prej tij rrethanat ne te cilat ishte qelluar per vdekje.

Policia po heton per kete ngjarje dhe nuk ka dhene asnje detaj me shume, per vete faktin se i riu nderroi jete dhe deri tani nuk ka asnje deshmitar per te zbardhur ndonje detaj te ngjarjes.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›