E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy aksidente, një i vdekur

Dy aksidente ndodhën mbrëmë në jug të vendit, duke lënë pas një të vdekur dhe një të plagosur.

Aksidenti i parë u shënua në aksin rrugor Fier-Vlorë, ku viktima e radhës ishte një kalimtar. Policia tha se viktima është një burrë rreth 45-vjeç, i cili nuk është identifikuar ende.

Ai u aksidentua në fshatin Levan teksa udhëtonte me një biçikletë. Aksidenti i dytë ndodhi në Berat rreth orës 04:00 të mëngjesit të sotëm, ku ka mbetur i plagosur shtetasi Florenc Borici 28 vjeç.

Ngjarja ndodhi kur automjeti i drejtuar nga ky shtetas u përplas me një trajler, çka shkaktoi edhe bllokimin e qarkullimit të automjeteve për tre orë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-28 10:55
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›