E Shtunë, 31 Tetor 2026

Muçaj paraqet prioritetet e policisë së Tiranës

Në takimin e parë me median, ai ka vlerësuar punën e bërë gjer më tani nga ana e strukturave të kësaj drejtorie.

Ndërmarrja e hapave konkrete, për të qenë një strukturë sa më pranë standardeve evropiane, rritja e cilësisë së shërbimeve policore në luftë kundër krimit të organizuar si dhe masat për zbulimin e ngjarjeve të pa zbuluara, ishin nga prioritetet të bëra të ditura nga shefi i policisë së Tiranës.

“Mbyllja e këtij viti do te finalizohet me masa që janë planifikuar ne drejtim te rendit dhe sigurisë publike për natën e ndërrimit të viteve, ku qytetarët e Tiranës, do të gjejnë tek Policia prezencën, komunikimin, garancinë, mirëkuptimin dhe ndihmën në rast nevoje”, theksoi ai. Në fund të fjalës, ai falënderoi mediat për bashkëpunimin me policinë, duke i konsideruar si partner në luftë ndaj krimit si dhe në rritjen e cilësisë së shërbimit policor në komunitet. /S.Lleshi/Start/

                                                                                             2010-12-28 13:34
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›