E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: Politika më pak tensione

Ai bërë apel që të ketë më pak tension, në një kohë që nuk u gjet dot kompromisi as këtë vit nga dy partitë e mëdha.

 “Nuk është e thënë që pozita dhe opozita të mirëkuptohen, sepse vetë termi ‘pozitë dhe opozitë’ nënkupton një lloj kontradiksioni brenda të gjitha parametrave demokratikë, por duke bërë atë që duhet të bëjmë për Shqipërinë, për njerëzit. Sikurse thashë, më pak tension, më shumë argument dhe më shumë produkt!”, theksoi Topi.

Kreu i shtetit i shoqëruar edhe nga zonja e parë Teuta Topi, ishin sot të pranishëm në shtëpinë e fëmijëve “Zyber Hallulli” në Tiranë me rastin e festës së vitit të ri. Gjithashtu, Topi me të shoqen ishin të pranishëm edhe në azilin e pleqve në Tiranë. /S.Ll/Start/

                                                                                             2010-12-28 13:55
  [ 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›