Dy anëtarë të Kolegjit dëshmojnë për shantazhet në ambasadën e SHBA

Dy anëtarë të Kolegjit Zgjedhor të zgjedhur në Kolegj nga ana e Partisë Socialiste kanë dëshmuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara në Tiranë se kanë pasur presione dhe kërcënime nga njerëz të lidhur me qeverinë. Gazeta “Albania” e ka konfirmuar dje një fakt të tillë, ndërsa mësohet se ofertat ekonomike kishin “trokitur” të parat për këta anëtarë të Kolegjit dhe pas refuzimit anëtarët janë përballur me presione por dhe me demonstrim force. Një nga gjyqtarët e Kolegjit ka pohuar në dëshminë e dhënë në ambasadë se pas presioneve verbale pranë derës së shtëpisë i ndalonin shpesh herë automjete brenda së cilave qëndronin persona të panjohur. Sipas informacioneve që siguroi “Albania” format e presionit dhe joshjes financiare janë zhvilluar që para fillimit të punës të Kolegjit Zgjedhor. Në dëshminë që dy anëtarët e Kolegjit dhanë në Ambasadën e SHBA-ve, mësohet se, këtyre dy anëtarëve u janë ofruar shuma të konsiderueshme lekësh në këmbim të favoreve për anulimin e rinumërimit të disa kutive ku PS-ja pretendonte fitoren. Dy gjyqtarët kanë dëshmuar se refuzimi nga ana e tyre i “sekserëve” që ofruan paratë, është pasuar nga presione të drejtpërdrejta në drejtim të tyre në disa raste të përsëritura.
Precedenti
Vetëm dy ditë më parë një tjetër anëtare e Kolegjit Zgjedhor u largua nga pozicioni i vetë duke dhënë si justifikim grabitjen e shtëpisë së vetë. Gjyqtarja është Entela Prifti, e cila është njëherazi dhe kryetare e Gjykatës së Apelit të Korçës. Shkak zyrtar i largimit të Priftit mësohet të ketë qenë grabitja e banesës së saj në qytetin e Korçës. Vendin e Priftit e zuri gjyqtari Petraq Dhimitri. Mësohet se zonja Prifti ka qenë gjithashtu një gjyqtare e përzgjedhur nga PS-ja në funksionin e saj për në Kolegjin Zgjedhor. Si rrallë ndodh ndonjëherë, personat që hynë në shtëpinë e gjyqtares ishin të mirë armatosur , nga ana tjetër policia e këtij qyteti në komunikatën e saj zyrtare njoftoi se qëllimi i tyre ishte vjedhja e orendive shtëpiake. Ajo që dihet me siguri është fakti se ngjarja në fjalë ka ndodhur në kulmin e shqyrtimit të ankimimeve në ana e Kolegjit Zgjedhor , ndërsa gjyqtarja Prifti një ditë pas dorëheqjes do të kryesonte trupin gjykues që do të vendoste për fatin e kutive të kontestuara të Tiranës nga ana e Partisë Socialiste.
Dyshimet
Mënyra se si Kolegji Zgjedhor trajtoi disa kërkesa të veçanta duket se ka vënë në pikëpyetje serioze kushtet në të cilat ka bërë vendimarrjen ky institucion. Rasti më flagrant duket se ka lidhje me një ankimim të Partisë Socialiste. Gjithë historia fillon me votimin në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, ku dy anëtarë të këtij komisioni kërkuan rinumërim të votave në disa zona të Beratit. Në bazë të Kodit Zgjedhor, nëse rinumërimi i votave kërkohet nga dy ose më shumë anëtarë të KQZ-së atëherë ai kryhet menjëherë. Por KQZ-ja e kaloi në votim këtë kërkesë të dy anëtarëve të KQZ-së dhe me shumicë votash ajo u hodh poshtë, ndonëse gërmat e Kodit Zgjedhor parashikojnë në mënyrë të prerë rinumërimin. Këtë vendim të KQZ-së, Partia Socialiste e ankimoi në Kolegjin Zgjedhor, por sërish ky i fundit la në fuqi vendimin e KQZ-së, ndonëse kontrasti mes rregullave që imponon Kodi Zgjedhor dhe vendimit të KQZ-së ishte i qartë për të gjithë.
27 Korrik 2009