E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rrefen Ejona Dibra, vajza e pronarit te lokalit

"Perpjekjet e mia per t'i shpetuar"
E marre ne pyetje menjehere sapo kane mberritur ne vendin e ngjarjes nga uniformat blu, Ejona Dibra, vajza e Agim Dibres, pronarit te bar-restorant "Liqeni", ka deklaruar se kishte degjuar britma, qe kerkonin ndihme dhe nga ketu ajo eshte nisur me varken tjeter per t'u ardhur ne ndihme personave qe po mbyteshin, por qe, fatkeqesisht, nuk ka bere te mundur kete gje. Policia ka marre ne pyetje 17-vjecaren dhe kane klasifikuar deshmine e saj te plote. Madje, Ejona ka deklaruar se ka telefonuar ne sallen operative per ndihme.
Ku gjendeshit ne momentin e ngjarjes?
Isha te lokali, kur babi se bashku me ata te tjeret u ngjiten ne varke, 20 veta. Pas kesaj i kam pare te nisen, por kur kane shkuar nga mesi i liqenit, kam degjuar njerezit duke bertitur. Kam dale jashte ne oborr dhe kam pare nga llambat e energjise elektrike qe varka ishte permbysur. Me vrap shkova ne breg dhe jam munduar te ndez motorin e varkes tjeter, per t'u nisur ne drejtim te barkes ku ishin pjesa tjeter e njerezve.
Po ju pse gjendeshin ne lokal?
Une ndihmoja prinderit e mi ne bar-restorant dhe ate dite kishte shume pune, per shkak te festes.
Cfare bete me pas?
Kam marre nje varke te vogel, qe gjendej ne breg, dhe jam perpjekur t'u vije ne ndihme duke mberritur deri te vendi. Kam pare vetem tre persona, per te cilet u perpoqa t'i ndihmoja. Me erdhi keq qe nuk u erdha dot ne ndihme te tjereve dhe babait tim.
Perse hipen aq shume persona ne barke?
Me sa di, ata kane hipur te gjithe per te dale se bashku ne breg te liqenit. Kerkuan te largoheshin ne grup me varken e madhe dhe babai i pranoi. Nuk di me teper. Pasi u dhashe ndihmen te mbijetuarve, njoftova edhe policine, qe erdhi pas pak minutash (qan me ze dhe fshin lotet qe i bien).
Po me pas ?
Kur ka ardhur policia, me pyeten dhe me pas kam shkuar ne spital, ku me kane dhene ndihmen e pare, pasi isha e lagur dhe ishte ftohte.
A arritet te shihnit ndonje person ne liqen?
Dallova vetem barken e permysur pasi ishte erresire dhe tre trupa ne liqen qe u perpoqa t'i ndihmoja. Me pas njoftuam edhe familje aty afer per ndihme dhe policine. Isha krejtesisht e shokuar nga ngjarja dhe nuk dija cte beja me teper. Ishte nje tragjedi e vertete.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›