Shteti ne zi kombetare
Rozeta Rapushi
Shteti ne zi per 16 viktimat qe humben jeten ne liqenin e Farkes. Kreret e shtetit shqiptar, por edhe te forcave te ndryshme politike e deputete nderprene dje cdolloj aktiviteti per t'ju gjendur prane familjeve te viktimave, qe tragjikisht humben jeten ne oret e para te mengjesit te ndjeshem. Me urdher te Kryeministrit Sali Berisha, ne te gjithe vendin flamujt u ulen ne gjysme shtize ne oren 12:00 te mesdites dhe ne cdo institucion u mbajt nje minute heshtje ne nder te viktimave. "Qeveria u shpreh familjareve te ketyre viktimave te pafajshme ngushellimet me te sinqerta. Keshilli i Ministrave vendos te shpalle dite zie kombetare ne nderim te viktimave te mbytura", lajmeroi Kryeministri Sali Berisha. Ai ngushelloi familjet dhe deklaroi se do te jete Ministria e Brendshme, ajo qe do te mbuloje te gjitha shpenzimet e varrimit per viktimat. Ndersa Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, pezulloi zhvillimin e seances plenare pas tragjedise se rende, duke mos lejuar zhvillimin normal me rendin e dites. Ne emer te tragjedise se madhe, Topalli ftoi deputetet qe te mbajne nje minute heshtje, e me pas te mbylle Kuvendin ne kete dite zie. "Jemi te shokuar nga dhimbja e thelle e kesaj tragjedie te rende njerezore, kesaj fatkeqesie qe na prek te gjitheve dhe qe na ben te ndjehemi te gjithe prane familjeve te viktimave", u shpreh Kryetarja. Nga qyteti i Rreshenit, ku ndodhej per nje vizite reagoi dhe Presidenti i Republikes, Bamir Topi. "Deshiroj t'u shpreh familjareve ngushellimet me te sinqerta. Zoti ju dhente kuraje dhe vullnet per ta perballuar kete dhimbje kaq te madhe", tha Topi. Kreu i shtetit u shpreh i sigurt se te gjitha institucionet e shtetit shqiptar do te jene prane familjareve, te cilet, ne keto caste, kane me shume se asnjehere tjeter nevoje per kuraje, ndihme dhe mbeshtetje. Ndersa Kryetari i Partise Socialiste nderpreu rrugetimin e tij ne verilindje te vendit per t'u nisur urgjent drejt Tiranes, pasi mesoi per tragjedine e rende ne liqenin e Farkes. Rama ishte ne Malesine e Kukesit ne "Dialog me Shqiperine" dhe atje u shpreh per mediat se "deshirojme t'ju shprehim ngushellimet tona se largu te gjitha familjeve qe kane humbur te afermit e tyre dhe njekohesisht perpiqemi per t'u gjendur prane tyre dhe per te zbutur sadopak nje dhimbje kaq te madhe". Ramen e shoqeronin dhe deputete te Partise Socialiste si Qemal Minxhozi e Namik Dokle, te cilet ju bashkengjiten ngushellimit per familjaret e viktimave. Edhe partite e tjera politike shprehen dhimbjen e tyre te thelle per tragjedine, ku humben jeten 16 persona. Ne emer te Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi shprehu ngushellimet me te thella per familjet Osmani, Hysa, Dibra e Vlamo qe humben te afermit ne kete tragjedi.
"Do deshironim qe nje tragjedi si kjo te ndihmoje politiken per t'ju kthyer problemeve dhe halleve te njerezve dhe realitetit qe per fat te keq eshte i mbushur me tragjedi te medha njerezore", tha Xhufi. Po keshtu, edhe kryetarja e Grupit parlamentar socialist, Valentina Leskaj, ngushelloi te afermit e viktimave. Ajo e quajti tragjedine si nje ngjarje qe te le pa fjale, nje dhimbje shume te madhe, qe cdo shqiptar po e perjeton. Kreret e forcave politike, por edhe deputetet, zhvilluan vizita te familjet Osmani, Hysa, Dibra e Vlamo per te qene sa me prane tyre ne keto momente te veshtira. Edhe zyra e shtypit te Partise Socialdemokrate shprehu ngushellimet per familjaret e viktimave ne kete tragjedi te rende.
Politikanet, ngushellime ne familjet e viktimave
Politika i gjendet prane familjareve te viktimave qe humben jeten dje tragjikisht ne liqenin e Farkes. Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, si dhe deputete te te gjitha forcave politike si Gramoz Ruci, Ylli Bufi, Mehmet Xheka, Ylli Bufi, Erion Brace apo Marko Bello, vizituan familjaret e viktimave ne komunen Farke, te familja Osmani. Prane familjeve u gjend dhe numri dy i Bashkise se Tiranes, Eduard Shalsi. Nderkohe qe kreu i Bashkise, njekohesisht i PS-se, se Tiranes, Edi Rama, nderpreu ne mes udhetimin e tij ne Malesine e Kukesit, ku ndodhej per takime me banoret e zones, per t'u rikthyer ne Tirane. Klasa politike do te udhetoje dhe ne familjen Hysa, ne Berat, per t'ju shprehur nga afer ngushellimet familjareve per tragjedine e ndodhur dhe humbjen e te afermve te tyre.
Berisha: Dite zie, ngushellime familjeve
"Qeveria u shpreh familjareve te ketyre viktimave te pafajshme ngushellimet me te sinqerta. Keshilli i Ministrave vendos te shpalle diten e sotme, dite zie kombetare ne nderim te viktimave te mbytura. Ne te gjitha institucionet shteterore publike, flamuri kombetar te ulet ne gjyswm shtize ne oren 12 dhe, ne nderim te tyre, te nderpritet cdo veprimtari dhe te mbahet nje minute heshtje. Ngarkohet Ministria e Brendshme te perballoje shpenzimet e varrimit te viktimave", ka deklaruar dje kryeministri Berisha, ne nje konference per shtyp, pak kohe pas tragjedise.
Valentina Leska
"Eshte e veshtire te besh komente per kete tragjedi te madhe. Eshte nje ngjarje qe te le pa goje, eshte nje ngjarje qe te le pa fjale, eshte nje dhimbje shume e madhe qe une besoj sot se nuk ka te madhe dhe te vogel ne Shqiperi, qe nuk e perjeton kete dhimbje. Shpreh ngushellimin per te gjithe te afermit dhe familjaret e viktimave", ngushelloi Leskaj.
Topi: Nje tragjedi qe sjell shume dhimbje
"Sinqerisht nuk mund te gjej fjale per te pershkruar dhimbjen dhe trishtimin qe me ka pllakosur ne momentin kur mora vesh lajmin e kesaj tragjedie, qe perfshiu tre familje. Nje tragjedi e ketyre permasave sigurisht te mbush me shume trishtim dhe njeriu e ka te veshtire te zgjedhe fjalet e duhura. U konsumua nje tragjedi, per fat te keq, ne konturet e nje absurdi. Deshiroj t'u shpreh edhe njehere familjareve ngushellimet me te sinqerta. Zoti ju dhente kuraje dhe vullnet per ta perballuar kete dhimbje kaq te madhe", eshte shprehur qe nga Rresheni, Presidenti Bamir Topi.
Topalli: Te shokuar nga kjo fatkeqesi
"Jemi te shokuar nga dhimbja e thelle e kesaj tragjedie te rende njerezore, kesaj fatkeqesie qe na prek te gjitheve dhe qe na ben te ndjehemi te gjithe prane familjeve te viktimave. Ne emer te kesaj dhimbjeje, te kesaj tragjedie qe ka ndodhur, ju ftoj qe te mbajme nje minute heshtje. Kuvendi pezullon punimet e seances pas tragjedise se rende te ndodhur ne liqenin e Farkes, ku humben jeten 16 persona", eshte shprehur Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli. E cila pasi ka zhvilluar nje seance te jashtezakonshme te Kuvendit ka zhvilluar vizita ne familjet e viktimave te tragjedise.
Rama: Nje humbje shume e rende
"Tragjedia e liqenit te Farkes na ka gjetur ne malesine e Kukesit, ku kemi perjetuar se bashku me te gjithe banoret e ketushem tronditjen e madhe per kete humbje shume te rende dhe per kete ngjarje, qe me te vertete perben nje rast zie kombetare. Ne deshirojme t'u shprehim ngushellimet tona se largu te gjitha familjeve qe kane humbur te afermit e tyre dhe njekohesisht do te nisemi per t'u gjendur prane tyre dhe per te zbutur sadopak kete dhimbje te madhe", ngushelloi familjaret e viktimave, Rama, i cili ka nderprere menjehere takimet e tij ne Has, per t'u nisur drejt Tiranes.
Xhufi: Tragjedia te na ktheje te njerezit
"Si Levizje Socialiste per Integrim, jemi thellesisht te goditur dhe te trishtuar nga kjo tragjedi, qe goditi disa familje. Me kete rast, i shprehim ngushellimet me te thella dhe pjesemarrjen tone ne dhimbjen e madhe te familjeve Osmani, familjes Hysa, familjes Dibra, familjes Blamo. Ne te njejten kohe, do deshironim qe nje tragjedi si kjo te ndihmoje politiken per t'ju kthyer problemeve dhe halleve te njerezve dhe realitetit, qe, per fat te keq, eshte i mbushur me tragjedi te medha njerezore", eshte shprehur dje nenkryetari i Levizjes Socialiste per Integrim, Pellumb Xhufi, per kete tragjedi.
Sejdiu: Lajmi i kobshem, pikellim ne Kosove
Presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu, i ka derguar nje mesazh ngushellimi Presidentit te Shqiperise, Bamir Topi, me rastin e tragjedise ne liqenin e Farkes. "Pranoni ngushellimet e mia me te sinqerta dhe te popullit te Kosoves per tragjedine e rende qe ndodhi ne liqenin e Farkes, ne te cilen humben jeten 16 qytetare te Shqiperise. Kete lajm te kobshem e kemi marre me pikellim te thelle te gjithe ne ne Kosove, ndaj ju lusim z. President qe t'ua shprehni ngushellimet tona edhe institucioneve, familjareve te viktimave dhe gjithe popullit te Shqiperise", ngushellon Presidenti Sejdiu.