E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy atentatet e dështuara ndaj Lul Berishës

Dëshmia:

Coli pohoi se pas vrasjes së Klod Saliut ata u betuan para varrit të tij për hakmarrje


Gjithashtu, gjatë dëshmisë së tij Coli rrëfeu para togave të zeza për vrasjen e Klodian Saliut, betimin e "bandës" së këtij të fundit të drejtuar tashmë nga Endrit Dokle për të larë gjakun e shefit të tyre ndaj të dyshuarve të "bandës" së Lulëzim Berishës si dhe atentatet e organizuara ndaj tij.


"Vrasjen e Klod Saliut ne dyshonim se e kanë bërë "grupi" i Lul Berishës dhe u betuam se do hakmerreshim, duke paguar deri në 100 mijë euro nëse dikush e vriste Lul Berishën.


Për të vrarë këtë të fundit kontaktuam me persona të ndryshëm për të gjetur "vrasës". Personat na i sollën nga Burreli dhe ata ishin Alban Neli dhe Elvin Hoxhosmani. Atyre iu mësuam rrugën për të ekzekutuar Lulin tek lokali i tij, por rrugës i kishte kapur policia me makinën me armë. Ata lanë makinën dhe ikën me vrap.


Pas 40 dite nga vdekja e Klodit dy burrelsat sollën edhe një çun tjetër që quhej Selman Heti. Atyre Endrit Dokle iu tha se për vrasjen e Lulit do merrnin 150 mijë euro të siguruar nga trafiku i drogës",- deklaroi Coli.


Më tej ai........................................ përshkroi një biznesmen durrsak që hyri garant për t'i pajtuar me grupin e Lul Berishës. "Pas takimit për pajtim, Dokle organizoi sërish dy burrelasit Elvinin dhe Selën për të vrarë Lulin.


Ata shkuan në Durrës dhe Sela e priti para lokalit të tij, në momentin që Luli zbret nga makina afrohet dhe qëllon në drejtim të tij duke e lënë të plagosur atë dhe dy shoqëruesit e tij që gjithashtu mbetën të plagosur. Më pas atij iu bllokua pistoleta dhe u kthye te grupi ku u shpërblye për këtë plagosje me 25 mijë euro",-tha Coli para gjykatës, ndërsa në sallë mungonte Lul Berisha.


Gjithashtu, edhe pas kësaj plagosjeje Dokle me shokë, sipas Colit, shkon për vizitë në Durrës te shtëpia e Lulit për të qetësuar gjakrat dhe duke i thënë se plagosjen e tij nuk e kishte bërë grupi i tij. Pas këtij momenti të dëshmisë, Coli rrëfeu edhe për tentativën e vrasjes së Indrit Taullajt nga vetë ai dhe Dokle, por që kishin dështuar. Më pas seanca u ndërpre për të vazhduar javën që vjen, ditën e enjte në orën 10:00.

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›