E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy barrikada të reja për një të shkatërruar nga KFOR-i

Nga Express më 03 tetor 2011 në ora 10:17

Nata në veri të vendit ka qenë e qetë dhe pa incidente, ndërsa në katër komunat veriore një numër i ekstremistëve serbë edhe gjatë natës së kaluar kanë qëndruar pranë barrikadave, të cilat i kanë vendosur pothuajse në të gjitha drejtimet kryesore që çojnë për në pikat kufitare Jarinje dhe Bërnjak.

Ata po vazhdojnë kujdestaritë e tyre nëpër këto barrikada edhe gjatë ditës sipas orarit.

Burime të Kosovapress-it kanë bërë të ditur se krerët e strukturave paralele në veri kanë marrë qëndrim që për çdo largim të barrikadës së tyre nga ana e KFOR-it, ata do të ndërtojnë nga dy barrikada të reja nëpër pika të ndryshme.

“Edhe pse KFOR-i shpesh herë mbyll kufirin, po shfrytëzohen rrugët alternative, kështu që në veri ka sasi të mjaftueshme të artikujve të ndryshëm që vijnë nga Serbia, duke përfshirë edhe ato ushqimore”, kanë thënë burimet.

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›