E Diel, 1 Nëntor 2026

"Nuk na e kanë fajin ata që qeverisën, e kemi fajin vetë"

 

Për mua, Saliu është thjesht një delirant që kujton se po bën mirë. Kaq. Edhe askush nga ne të rinjtë shqiptarë në emigrim të mos na bëjë tashti viktimën duke ia hedhë fajin turqve, se kanë kalu shekuj qëkur nuk i kemi më majë qafës. Çfarë kemi bërë ne gjatë kësaj kohe? Kemi ndejtë duke qa për ça na boni turku, duke ja lënë derën hapë komshive e duke i leju të bëjnë çfarë të duan në shtëpinë tonë. Leje o burrë se s'ta ka fajin turku, e as nipi i Çubrilloviqit, e as Enveri. Fajin e kemi ne si popull që durojmë e s'kemi dinjitet, e në vend që të kundërshtojmë çdo gram padrejtësi që na bëhet, rrimë e bëjmë viktimën se si na majti turku 500 vjet, si na majti Enveri 50 vjet, e si po na man Saliu 15 vjet.

Mirë dikush që ka mundësi t'ua shpjegosh kolegëve gjërat, po si t'ia bëjmë ne emigrantët e tjerë që nuk ua shpjegojmë dot këtyre bujtësve tanë të huaj se përse bashkatdhetarët tanë që na kanë paraprirë këtu na e kanë nxirë faqen duke bërë të pabëra. Apo na e kanë fajin turqit për këtë?

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›