Topalli: Me ligjin e dosjeve ne po kërkojmë të falur për krimet e komunizmit
Shkodër- Kreparlamentarja, Jozefina Topalli ka shfrytëzuar hapësirën e festës së Krishtlindjes për të thënë argumentin e saj pro ligjit të dosjeve. “Të kërkosh të falur për krimet gjysëm shekullore nuk është ç’burrëri, ajo është forcë, është kurajo, është guxim për t’u përballur me ndergjegjen personale”, u shpreh Topalli.
Më tej ajo vijoi se “në këtë aspekt besoj se ligji që miratuam së fundmi është vetëm një pjesë e një procesi të madh, e një institucioni të pendesës dhe e rikuperimit të ndërgjegjes për shoqërinë shqiptare”.
Sipas Topallit shoqëria shqiptare do të fillojë të përpunojë institucionin e pendesës. Deklarata e saj u bë gjatë vizitës në Katedralen e Shkodrës, me rastin e festës së Krishtlindjes. E ndodhur mes përfaqësuesve të komuniteteve fetare, shumë prej të cilëve vuajtën persekutimin dhe shkatërrimin e kishave në sistemin më çnjerëzore të regjimit komunist. Sot Topalli iu tha përfaqësuesve të kishës se “në 20 vite pluralizëm s’kam dëgjuar ende njeri të kërkojë të falur”.