Dy celularë me muzikë dhe një radio celular nga Nokia
Nokia ka paralajmëruar se së shpejti do të nxjerrë në treg dy telefona celularë të rinj “MusicXpress”, modelet 5330 dhe 5730, si dhe një model të celularit me radio “XpressRadio 5030”.
Modeli “XpressRadio 5030” është telefon celular me veçori komunikuese dhe funksionim perfekt të radios FM. Çmimi i tij mendohet të jetë 40 euro, ndërsa në shitje do të dalë në tremujorin e dytë të këtij viti. Ndërkohë “Nokia 5330 MusicXpress” është celular më i avancuar se i pari. Ai është i përbërë nga një pajisje rrëshqitëse të gjeneratës së tretë që padyshim do të tërheqë vëmendjen me dizajnin dhe linjat e mprehta. “MusicXpress” do të dalë në shitje në tremujorin e dytë të vitit 2009 me çmimin e rekomanduar prej 160 eurosh. Modeli 5730 është telefon i mençur, i bazuar në sistemin operativ Symbian dhe është i pajisur me tastierë të plotë QWERTY, e cila me rrëshqitje tërhiqet anash. Kur nuk është i hapur, telefoni duket si celular i dizajnit klasik. Çmimi i rekomanduar është 280 euro, ndërsa koha e daljes së tij në treg është tremujori i tretë i këtij viti.
“Gresso Lady Diamond”, telefoni për të pasurat
Kompania “Gresso” me siguri nuk po i ndien pasojat e krizës botërore ekonomike pasi prodhimi i tyre prej kohësh është bazuar në telefonat e shtrenjtë dhe luksozë. Shtojca e fundit në paletën e kompanisë “Gresso” është telefoni “Lady Diamond”, i cili mund të përdoret vetëm nga zonjat. Por në këtë rast bëhet fjalë për ato zonja që nuk u bëjnë përshtypje çmimet stratosferike prej 5.500 dollarësh. Fakti më interesant është se në shitje do të dalin vetëm tetë telefona. Telefoni “Lady Diamond” është përpunuar nga qeramika e teknikës së lartë në ngjyrë Magenta Diamond, është mbështjellë me ar prej tetë karatësh dhe ka katër diamante në taste. Pas gjithë kësaj që u përmend, specifikat e tij bien në plan të dytë. Ai ka një fotoaparat prej dy megapikselash, dy gigabajt të memories së brendshme, lidhjet GSM/GPRS e Bluetooth dhe punon me sistemin operativ Windoës Mobile 6.0 Standard.
14 Mars 2009