E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dy cmime per Blerinen ne Festivalin Dunav Stars

Kengetarja kosovare Blerina Kastrati, ka fituar cmimin e katert ne Festivalin Nderkombetar te Kengetareve te Rinj "Dunav Stars", i cili eshte zhvilluar ne Silistra te Bullgarise, njofton KTV. Kastrati eshte shperblyer ne kete festival me cmimin e qytetit te Silistres, i cili i eshte dhene nga kryetari i kesaj komune bullgare. Ne skenen e festivalit "Dunav Stars", ne te cilin pjesemarresit kane kenduar live, kengetarja kosovare eshte ngjitur ne skene me tri kenge. Vec kenges se saj "Anonim", ajo ka kenduar "Valsi i lumturise" dhe "Son of a preacher man". Kastrati eshte radhitur ne mesin e fituesve pas Bullgarise, te ciles i kane takuar dy vendet e para dhe Gjermanise qe eshte radhitur ne vendin e trete.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›