Memli: Lindja e vajzes me ka ndryshuar jeten
Kengetari i dikurshem i grupit "Ritmi i rruges", aktualisht zedhenes i qeverise se Kosoves, Memli Krasniqi, thote se eshte privilegj te jesh prind dhe pikerisht lindja e vajzes se tij Bora, ka qene momenti kthyes ne jeten e tij. "Lindja e vajzes me ka ndryshuar jeten dhe me ka bere njeri tjeter. Tashme edhe parimet kane renditje tjeter", ka thene Memli per "Infopress". Ai u shpreh se ndjehet fajtor per kohen qe nuk arrin t'ia kushtoje vajzes se tij. "Politika eshte e tille qe nuk te le hapesire te mjaftueshme per te arritur te gjitha. Shpesh ndodh qe te punojme me orare te zgjatura dhe kjo reflektohet edhe ne mungesat ne familje. Por i jam falenderues Melizes, gruas sime, qe ka rolin e dyfishte ne rritjen e Bores", shtoi Memli.