Elvana, duet me motren
Kengetarja Elvana Gjata ne nje interviste per emisionin "Express" ka deklaruar se ka ne plan prej kohesh qe te beje nje duet me motren e saj, Migenen. Motra e Elvanes, sopranoja e njohur shqiptare, Migena, aktualisht eshte e angazhuar ne disa projekte te rendesishme te skenes operistike ne Gjermani. Elvana ka thene se nje duet te tille dhe kombinimi i dy zerave, atij operistik dhe R&B, do te mund te rezultoje me nje kenge te bukur artistike. "Ne momentin e pare qe do te gjejme kohen e pershtatshme, se bashku me Migenen do te realizojme nje kenge per publikun shqiptar", ka perfunduar Elvana.
Koheve te fundit Gjata ka realizuar videoprojektin "Hitech" ne bashkepunim me produksionin kosovar "Entermedia".
Koheve te fundit Gjata ka realizuar videoprojektin "Hitech" ne bashkepunim me produksionin kosovar "Entermedia".