"Dy ditë e gjysmë përballë Picasso-s"
Për orë të tëra ka qëndruar përballë saj dhe e ka vëzhguar. E ka parë në detaje dhe e ka zbërthyer artistikisht. Ka përftuar emocione prej saj. "Guernica" e piktorit të madh spanjoll, Pablo Picasso, i ka dhënë jetë "Guernica"-s shqiptare.
"Guernica" është titulli i pikturës së famshme të Pablo Picasso-s, realizuar pas bombardimit të qytetit me të njëjtin emër gjatë luftës civile spanjolle. "Guernica" titullohet edhe filmi i animuar i autorit Shaqir Veseli. Vepra e piktorit spanjoll një forcë dhe një britmë rrënqethëse, shumë shpejt u kthye në një emblemë. U konsiderua si një denoncim kundër luftërave. Mënyra se si ai ka zgjedhur të përcjellë figurat njerëzore ose të kafshëve, apo banesave të shpërfytyruara prej kaosit, nuk bën gjë tjetër veçse rrëfen brutalitetin dhe dëshpërimin që mbjell lufta.
Shaqir Veseli, regjisor i filmave të animuar, për herë të parë e pa këtë vepër të Picasso-s në vitin 2002. Kaq pranë saj, e admiroi për forcën me të cilën autori shprehej. E pa sërish edhe dy herë të tjera. Gjithsej, nëse do të përkthejë në ditë, kohën që ka kaluar pranë saj, do të bëheshin dy ditë e gjysmë. Regjisori Veseli ka ndenjur gjatë para "Guernica"-s së piktorit Picasso. Është munduar të shqyrtojë brenda saj impulset kreative të autorit duke pasur parasysh të gjithë krijimtarinë e Picasso-s si artist. "Guernica" e Picasso-s, nuk mund të ishte veçse një muzë frymëzimi për "Guernica"-n që ai vetë kishte nisur të thurte në mendje. Shaqir Veseli, ka nisur t‘i japë jetë projektit të tij për një film të animuar, titulluar "Guernica" (Tmerret e Luftës). I miratuar në muajin maj nga Qendra Kombëtare Kinematografike, ky film i animuar autor, ka për producent Artan Makun. "Guernica", kjo vepër madhore e krijimtarisë së Picasso-s, e realizuar në vitin 1937 nga maji deri në gusht të këtij viti, i kushtohet gjithë "katrahurës dhe absurditetit të luftës civile spanjolle". Ajo ka për subjekt tmerrin që krijon lufta civile dhe lufta në përgjithësi. Ajo shpreh qartë edhe agresivitetin e njerëzve ndaj njëri-tjetrit. E këto mesazhe të fuqishme të veprës së piktorit spanjoll, kanë ndikuar edhe në krijimin e Veselit. Emocionet që ajo i ka përcjellë autorit shqiptar të filmave të animuar janë sigurisht të mëdha. Ai tregon se ekzistojnë një seri bocetesh të kësaj vepre, si dhe pesë variante të ekspozuara në disa vende të botës. "Unë jam prezantuar dhe e kam parë para disa vitesh veprën. Kam parë variantin kryesor të saj që gjendet në "Renia Sofia", në Muzeun Kombëtar të Artit Modern në Madrid", tregon regjisori që po përgatitet të sjellë shumë shpejt një film të animuar që mban të njëjtin titull me atë të veprës së Picasso-s. "Ideja dhe frymëzimi për të krijuar një vepër të tillë, ka jetuar me mua edhe më parë se të shihja veprën e Picasso-s. Por kjo vepër e tij, natyrisht që ishte një shtysë për ta çuar më para këtë film, për ta parë me sytë e mendjes projektin e filmit", vazhdon më tej ai ndërsa sqaron se ajo çka ka parashikuar në projektin e tij filmik, do të ketë në qendër impresionet që vijnë nga ajo telajo. Edhe mendimet e tij mbi të përditshmen i gjen aty, të shtjelluara në veprën e Picasso-s. Njësoj si piktori spanjoll, edhe Shaqir Veseli mendon se lufta në përgjithësi është një fenomen shkatërrues dhe mohues. "Lufta është një fenomen që ndoshta edhe është gjykuar sikur pas kësaj vjen zhvillimi, por unë mendoj se në fillim ajo është një mohim i vlerave përparimtare të kohës. Kjo ndodh gjithnjë. Të gjitha luftërat kanë të njëjtin përfundim. Në fund gjithçka mbetet janë vetëm sheshet e luftës. E ato kanë të njëjtën pamje në të gjitha kohërat", komenton Shaqir Veseli. E nëse e pyet se sa lidhje do të ketë "Guernica" e tij me realitetin shqiptar thotë se ky fenomen për të nuk është shumë i rëndësishëm. Sipas tij, veprat e artit përgjithësisht mbartin mesazhe shumë më të gjera në kohë dhe në hapësirë. Megjithatë, ai është i bindur se edhe realiteti shqiptar mund ta gjejë veten brenda këtij filmi të animuar, sepse edhe shoqëria shqiptare ka përafrime të ngjashme me këto lloj gjendjesh. "Po të kujtohemi, në një farë mënyre edhe periudha 50-vjeçare e sundimit të komunizmit në Shqipëri nuk ishte gjë tjetër veçse një luftë civile. Sa shqiptarë u dhunuan, u vranë, u deformuan nga ajo luftë civile?".
Shaqir Veseli, regjisor dhe në të njëjtën kohë edhe skenarist i filmit të animuar autor, "Guernica" ende nuk ka vendosur se kur do të përfundojë plotësisht filmi. Sipas tij, kjo është çështje produksioni. Teknika që do të përdoret për realizimin e tij, do të jetë në parametra dixhitalë, ndërsa kohëzgjatja do të shkojë nga pesë deri në 13 minuta. Njësoj si me filmin tjetër të animuar "Cunami", me të cilin Veseli mori pjesë në festivalin e filmit të animuar "AniMadrid", edhe "Guernica", po përgatitet për t‘u përcjellë para një publiku të specializuar për këtë gjini filmash. "Guernica" pritet të vijë e "përkthyer" si një film i animuar shqiptar. Realizimi i Veselit, frymëzuar prej veprës që pati një rëndësi të madhe historike, artistike, kulturore, por edhe sociale e politike, simboli i të gjitha luftërave, përgatitet për të qenë pjesë e festivaleve të ndryshme ndërkombëtare jashtë Shqipërisë. Sa i përket Shqipërisë, filmi do të shfaqet në Festivalin Kombëtar të Filmit.