Zidan ëndërron të bëhet president
Thuajse në të gjitha prononcimet e tij, që nga momenti i lamtumirë e deri tani, kishte theksuar se nuk do të bëhej kurrë trajner i një skuadre futbolli, por duket se nuk ka ndërmend t‘i qëndrojë larg futbollit. Ky është Zinedin Zidani, i cili në një intervistë të dhënë për televizionin francez "Canal +" ka njoftuar: "Jam gati të rikthehem në futboll dhe të hyj në zemrën e ndonjë klubi. Jo si trajner, por ndoshta si president".