E Shtunë, 31 Tetor 2026

Flamengo, tifozët magji vudù kundër "tradhtarit" Ronaldo

Duket se kudo që shkon Ronaldo do të ndiqet nga emri tradhtar i njërës, apo tjetrës skuadër. Kur mbërriti nga Reali te Milani, tifozët interistë ia thoshin gjithmonë këtë. Kjo përsëritet tashmë në Brazil. Fansat e Flamengos kanë shpërthyer në urrejtje ndaj fenomenit, tashmë lojtar i Korinthians. "Kishte thënë gjithmonë se ishte një tifoz i yni, por tani firmosi me një skuadër tjetër?" - shfryhet në të përditshmen "Globoesporte" Jose Karlos Peruano, autor i fushatës "Fica, Ronaldo" ("Qëndro, Ronaldo"). "Jemi të trishtuar, sepse kemi bërë gjithçka për të. Kështu na e shpërbleu", vazhdon Peruano. Referimi është në lidhje me periudhën në të cilën ish-"Topi i Artë" ishte pa skuadër, por stërvitej me Flamengon për të rikuperuar formën fizike. Në fund ka vendosur të zgjedhë Korinthiansin. Tashmë ka filluar prodhimi i bluzave (madje deri te bluza e tretë) me numrin nëntë dhe me emrin "Ronaldo". Vetëm mbrëmjen e së martës janë fituar rreth 4500 euro nga shitja e tyre. Ndoshta një bluzë mund ta ketë blerë edhe ndonjë tifoz i Flamengos, sepse ata janë gati të bëjnë gjithçka për të mos e parë Ronaldon me bluzën e Korinthiansit. Peruano shton: "Kemi kontaktuar një magjistare vudù, që t‘i thyejë një këmbë, që ai të mos mundet të zbresë në fushë".


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›