E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hildebrand firmos për Hofenhaimin

Vetëm pak orë pas prishjes së kontratës me Valencian, portieri Timo Hildebrand ka gjetur akordin me surprizën e Bundesligës, Hofenhaim. Për klubin modest, por që po bën çudi në kampionatin gjerman, ish-"gardiani" i Shtutgartit është afrimi më i bujshëm në histori. Në këtë mënyrë, pas vetëm tetë muajsh Hildebrand mbyll aventurën në Spanjë: shkak është bërë debati me trajnerin Emeri, i cili i la portierit Renan Brito fanellën me numrin 1.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›