Real Madrid-Shuster, një divorc milioner
Shkarkimi i trajnerit Bernd Shuster duket se do t‘i kushtojë miliona skuadrës së Realit të Madridit. Ky është një nga lajmet më të fundit që mbërrin nga Spanja. Tekniku gjerman do të mund të përfitojë 4 milionë e gjysmë euro, si dëmshpërblim për shkarkimin e tij nga drejtuesit e Realit të Madridit. Këtë e ka konfirmuar dje shtypi spanjolli. Shuster është larguar pikërisht pas humbjes së të shtunës së fundit ndaj Seviljas.