E Martë, 3 Nëntor 2026

“Dy dorëshkrime“ letrare nga Halit Shamata

14/05/2005  Romani “Dy dorëshkrime” i shkrimtarit nga Kavaja, Halit Shamata, i botuar nga shtëpia botuese Ombra GVG, është promovuar një ditë më parë, duke u cilësuar nga lexuesit dhe komuniteti i shkrimtarëve si një prurje e veçantë në letërsinë shqipe. Një vepër interesante, një “fiction” narrative plot alegori tronditëse, groteske dhe tragjike, për shoqëritë totalitare, të cilët me lançimin e politikës së tyre kthjenë individin dhe një popull të tërë në një turmë të verbër, duke e degraduar dhe përçudnuar në mënyrë të atillë, që i heq atij çdo lloj dinjiteti. Simbolika dhe

stilistika e përdorur në këtë roman nga Shamata, kanë brenda koncepte estetike, teknika të cilat të japin imazhet të qarta të jetës qytetare në kohën e diktaturës, rrugët, lagjet, njerëzit. Varret pa emër përcillen me një filozofi të qartë në këndvështrime të ndryshme, që e bëjnë këtë roman një vepër trilluese dhe tepër interesante. Ngjarjet e romanit merren nga autori, - tha në fjalën e tij studiuesi Durim Çaça, - nga jeta e përditshme e qytetarëve dhe vendoset në faqet e romanit, në mënyrë të atillë ku pasazhet ndërthuren mbi një mendim të qartë filozofik. Gjuha e përdorur me simbolikat e ditës, njerëzit pa emër, janë në roman tregues i përçudnimit që diktatura i bëri një populli të tërë. Botuesi Gëzim Tafa, në fjalën e tij në këtë takim promovues, tha se romani i Shamatës lexohet nga dy kategori lexuesish, si ai i konsumit dhe ai elitar, “duke vlerësuar këtë roman, shtëpia jonë botuese e ka futur atë në kolanën e prozës shqiptare, sepse ky roman i bën nder jo vetëm Shamatës, por edhe prozës shqipe”, përfundoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›