Pas 4 vitesh, mjeku 65 mijë lekë

14/05/2005 Qeveria mendon se rritja e pagave do të ulë korrupsionin. Në dhjetor, mjekët kërkuan rritje 50%
Kryeministri Nano premton trefishimin e pagave në shëndetësi
Për katër vitet e ardhshme, paga mesatare e mjekut do të rritet në 65 mijë lekë, ndërsa për personelin e mesëm nuk do të ketë pagë më të ulët se 30 mijë lekë, deklaroi dje Kryeministri Fatos Nano, në ceremoninë e marrjes në dorëzim të 100 autoambulancave të blera për shërbimin e urgjencës. Në muajin dhjetor, në shëndetësi pagat u rritën 8 për qind. Kjo pas një greve paralajmëruese të mjekëve dhe infermierëve. Ndërkohë “bluzat e bardha” kërkuan 50 për qind rritje page.
Aktualisht, pagat në shëndetësi janë minimalja 14.000 lekë, që, sipas premtimit të djeshëm të Nanos do të jenë 30 mijë lekë, ndërsa paga mesatare është 22 mijë lekë, që gjithashtu do të trefishohet në 65 mijë lekë. Qeveria mendon se rritja e pagave do të ulë korrupsionin.
Korrupsioni
”Jemi të vetëdijshëm për problematikën e mprehtë që ekziston në funksionimin e sektorit të shëndetësisë, veçanërisht për korrupsionin, mitmarrjen, të cilat janë në vëmendjen e të gjithë njerëzve, prandaj kemi besimin se do të vazhdojmë të jemi të suksesshëm në zgjidhjen dhe mënjanimin e këtyre sëmundjeve sociale, duke kuruar instrumentat, të cilat mënjanojnë të korruptuarit në marrëdhëniet midis mjekëve dhe pacientëve”, thotë Kryeministri Fatos Nano. Sipas tij, aksioni kundër korrupsionit sintetizohet në sloganin ‘bluza të bardha, duar të bardha’. Për këtë vazhdon të hartohet dhe do të zbatohet strategjia e harmonizimit të reformës me ndëshkimin ligjor. Ne do të vazhdojmë të përmirësojmë ndjeshëm cilësinë e shërbimeve për popullatën në të gjitha familjet, në nivelet e mjekut të familjes, të poliklinikës dhe të spitalit.
Çfarë s’do ndodhë në 4 vite!
Sipas Kryeministrit Nano, në vitin 2006 përfundon gjithashtu shtrirja e skemës së sigurimeve shëndetësore në shërbimin parësor, ku përfshihen 780 mjekë specialistë dhe 4800 infermierë. Në katër vitet e ardhshme përfundon gjithashtu shtrirja e skemës në shërbimin spitalor. Më në fund, lista e barnave të rimbursueshme (gjithnjë për 4 vitet e ardhshme) do të trefishohet për të përfshirë të gjitha barnat e regjistruara në Republikën e Shqipërisë.
Sipas Kryeministrit Nano, skema e sigurimeve shoqërore që vepron ka garantuar praninë e mjekut të familjes deri në fshatrat më të thella. Janë sot më shumë se 1600 mjekë të familjes që gëzojnë përfitimet e skemës së sigurimeve shëndetësore, përballë një popullate prej 3 milionë banorësh, që përfiton gjithashtu kujdesin e tyre.
Janë licensuar
Gjatë kësaj periudhe janë licensuar 67 klinika mjekësore private, 20 laboratorë, 249 klinika stomatologjike, 259 farmaci dhe më shumë se 100 depo barnash. Rëndësi i është kushtuar standardeve bashkëkohore per licensimin si dhe mekanizmave veprues të monitorimit dhe të kontrollit, që nuk lejojnë cënimin e cilësisë, apo dëmtimin e shëndetit të popullatës. Prandaj janë gjobitur apo mbyllur klinika që nuk kanë qenë të afta t’u përgjigjeshin standardeve bashkëkohore të cilësisë së shërbimit.
Vdekshmëria
Vdekshmëria shëndetësore dhe ajo amëtare janë përgjysmuar. Në vlera absolute, në 1000 fëmijë të lindur sot jetojnë 12 më tepër në krahasim me vitin 1997 dhe për çdo 100 mijë gra që lindin fëmijë, ka rreth 20 vdekje më pak se 8 vjet më parë.
PAGAT NE SHENDETESI
10.500 lekë
Paga minimale në mjekësi
22.000 lekë premtimi 65.000 lekë
Paga mesatare e mjekëve
14.000 lekë premtimi 30.000 lekë
Paga e infermierëve
12.000 lekë Paga e sanitarëve
Investimet, qendra shëndetësore e spitale
Në fillim të vitit 2006 do të përfundojë ndërtimi i 20 qendrave shëndetësore, duke e rritur numrin e tyre në 642 që mbulojnë të gjithë territorin. Modernizimi i infrastrukturës së Qendrës Spitalore Universitare do të përfshijë edhe 180 milionë dollarë investime të tjera.
Kryeministri Fatos Nano ka marrë pjesë dje në ceremoninë e marrjes në dorëzim të 100 autoambulancave të reja për shërbimin e urgjencës spitalore. Autoambulancat me vlerë rreth 5.5 milionë euro, financim i Buxhetit të Shtetit, janë të pajisura me aparatura moderne, që plotësojnë të gjitha kushtet optimale për dhënien e ndihmës së parë mjekësore për pacientët, si defribilator, aparat për frymëmarrje të detyruar, aparatin e elektrokardiogramës etj. Pajisja me këto autoambulanca i qendrave spitalore në të gjithë Shqipërinë është një tjetër hap në investimin për përmirësimin e infrastrukturës së sistemit shëndetësor publik. Sipas Kryeministrit Nano, aksesi i popullatës në shërbimet shëndetësore është përmirësuar, më shumë se 80 për qind e ambulancave dhe qendrave shëndetësore në shkallë vendi, është e rikonstruktuar apo ndërtuar nga e para dhe ato janë pajisur me aparatura të standardeve të kohës.
Janë ndërtuar apo rindërtuar shumë spitale që nga Qendra Spitalore Universitare në Tiranë, materniteti i ri i kryeqytetit, spitalet e Durrësit, të Shkodrës, të Vlorës, të Korçës, të Lushnjës, të Beratit, të Lezhës, etj., dhe është zgjeruar nga ana tjetër fuqia diagnostikuese me aparatura moderne të fjalës së fundit, si rezonanca magnetike. Skaneri nuk është më ekskluzivitet i Qendrës Spitalore të Tiranës, por edhe i spitaleve të tjerë, shumë prej të cilëve në rrethe. Sipas Kryeministrit Nano, për katër vitet e ardhshme do të përfundojmë ndërtimin e 700 ambulancave të reja, në të gjitha zonat rurale do të sigurohet shërbimi shëndetësor.
Pas 4 vitesh asnjë shqiptar
jashtë për kurim
Kryeministri Nano premtoi se do të vazhdojë të zgjerojë shërbimet e specializuara si hemodializa, koronarografia, do të ofrojmë shërbimet e reja, si për transplantin e veshkave, me synimin që deri më 2009 asnjë shqiptar të mos jetë i detyruar të kërkojë këto shërbime jashtë vendit. Do të sigurohet prania e mjekut 24 orë në 24 orë në qendrat shëndetësore, mbështetur nga personeli i mesëm i kualifikuar në ambulancat e zonave të thella rurale dhe në laboratorët bazë të qendrave shëndetësore.