E Hënë, 2 Nëntor 2026

Ndryshimet Kushtetuese, Meta: Ramën e paralajmëruam në 2008-ën, po vuan pasojat e atij gabimi

24-08-2011 / Gazeta 55

Kreu i LSI-së Ilir Meta i përgjigjet dhe njëherë kryesocialistit Edi Rama, lidhur me kërkesën jo zyrtare të PS-së, për ndryshime të reja në Kushtetutë. Nga bregdeti i Jalës, Meta ka ironizuar kërkesat e Partisë Socialiste për ndryshimet kushtetuese, ndërsa ështëë shprehur se për momentin vendit i nevojitet Reforma e Zgjedhore, e cila edhe mbetet një nga rekomandimet kryesore të ndërkombëtarëve. Meta tha se Ramën e kishte paralajmëruar për ndërhyrjen në Kushtetutë 3 vjet më parë. “Ne e paralajmëruam për gabimin që po bëhej në dokumentin themeltar të shtetit”- u shpreh Meta. Reagimi i kreut të LSI-së erdhi kampingu i LRI-së në bregdetin e Jalë, ku zhvilloi një takim me të rinjtë e Forumit Rinor atje.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›